Kompania e Sigurimeve SIGKOS është e themeluar nga dy aksionar:
Zt. Hashim Deshishku dhe Zt. Milazim Zeqiraj
Të dy aksionarët e KS SIGKOS janë afarist të njohur për ekonominë e Kosovës dhe gëzojne një imazh shumë të mirë me bizneset e tyre.
Zt. Hashim Deshishku është pronar i Kompanisë LESNA ndërsa, Zt. Milazim Zeqiraj është pronar i KompanisëMCM
Të dy aksionarët e KS SIGKOS janë themeluesit dhe aksionarët kryesor në Banken komerciale KASABANK. Suksesi në bizneset e aksionarëve të KS SIGKOS është garantues për krijimin e mirëbesimit për klientët e KS SIGKOS që është bazë e filozofisë së afarizmit të sigurimeve për të qenë i sukseshem.
Stafi-Menaxhmeti i K.S. Sigkos
KS SIGKOS ka komponuar një staf mirë të shkolluar në aspektin profesional dhe përvoja e tyre e punës vjen në rend të parë nga puna profesionale që kanë berë në vendet e zhvilluar të perëndimit.
Kualiteti i shërbimeve
Aktivitet në të gjithë Kosovën
Trajnim i vazhdueshëm i personelit
Mbrojtje profesionale për klientet
Aktiviteti afarist i Kompanisë së Sigurimeve SIGKOS do te mbeshtetet ne sherbime kompetente dhe profesionale te sigurimeve, në azhuritetin dhe diciplinen në punë, në rrespektin dhe përkrahjen për nevojat e klientit dhe në përmbushjen strikte të obligimeve tona në relacion (raport) me klientin pa e dalluar atë ne bazë të vëllimit të kërkesave dhe potencialit te tij.
Për të arritur që ta permbushim nivelin e shërbimeve tona ndaj klientit, menaxhmenti i Kompanisë së Sigurimeve SIGKOS ka paraparë:
Programi i Trajnimit
Menaxhmenti i Kompanisë së Sigurimeve SIGKOS ka paraparë një program vuliminoz për tërë vitin afarist per trajnimin e personelit, i cili do të bartë, rrespektivisht oforojë shërbime për klientët e SIGKOS-it.
Programi i trajnimit perfshin module të ndryshme duke filluar nga trajnimi i personelit se si duhet të sillet me klientin, si duhet të jetë efikas dhe deri te moduli i trajnimi për këshilla profesionale për mënyrën e prezentimit dhe shitjes së produktit të sigurimit. Personeli i KS SIGKOS do të jetë permanent i gatshëm për çfarëdo këshille lidhur me produktet e sigurimeve për klientët e interesuar.
Mbrojtja profesionale për klientin
Menaxhmenti i KS SIGKOS ka paraparë edhe organizimin e ofrimit të shërbimeve për klientet e vetë, duke i mbrojtur ata pa shenzime shtesë dhe në menyrën më të mirë profesionale për kontestet që dalin nga efekte që ka kontrata- polica e sigurimit.
Mbrojtja juridike për klientët do të organizohet duke ju ofruar policen e sigurimit për marrjen e shpenzimeve ligjore për kontestet që dalin nga efektet e policës së sigurimit.