Pozita
Drejtori i Departamentit te Dëmeve

Kandidati-ja për këtë vend pune duhet të jetë person me integritet, i cili është i gatshëm të ushtroj ne mënyrë të pavarur funksionin e drejtorit te departamentit te dëmeve ne përputhje me legjislacionin ne fuqi për industrinë e sigurimeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Drejton dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e departamentit dhe siguron funksionim efikas të tij;
  • Është përgjegjës për përcaktimin e objektivave dhe planifikimin e trajtimit të dëmeve të paraqitura dhe likuidimin e tyre si dhe zgjidhjen e problemeve profesionale që kanë rëndësi për departamentin dhe kompaninë;
  • Organizon dhe shpërndan punën për varësit e tij dhe menaxhon realizimin e detyrave dhe përgjegjësive që duhen përmbushur në përputhje me objektivat dhe përgjegjësit e departamentit;
  • Udhëzon stafin për trajtimin e dëmeve të paraqitura dhe likuidimin e tyre dhe siguron që kjo të bëhet në përputhje me legjislacionin, politikat e kompanisë dhe standardet përkatëse.
  • Përgatit raporte periodike si dhe raporte tjera sipas nevojës së kompanisë;
  • Bashkëpunon me gjithë departamentet tjera për trajtimin sa me efikas te dëmeve dhe arritjes se objektivave te kompanisë,
  • Me autorizim të Kryeshefit Ekzekutiv, përfaqëson kompaninë në institucionet publike dhe private    si  dhe mbron interesat e kompanisë.
  • Drejtori i departamentit i përgjigjet drejtpërdrejt Kryeshefit Ekzekutiv dhe bordit e drejtoreve.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë Universitare në njërin nga drejtimet: inxhinierisë mekanike, komunikacion, ekonomik, administrim te biznesit, juridik, ose disiplina te ngjashme;
  • Së paku tre (3) vite përvojë pune menaxheriale në departamentin e dëmeve;
  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën e dëmeve;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, si në të shkruar ashtu edhe në të folur,
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.

 

Procedura për aplikim:

Kandidatët për këtë pozitë, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e tyre si më poshtë:

  • Biografinë: CV-në, letër motivimin, diplomën dhe dëshmitë tjera te kualifikimit, përvojën e punës, kopjen e letërnjoftimit etj,
  • Kandidatët mund te aplikojnë duke dorëzuar dokumentet ne zarf te mbyllur ne adresën: Kompania e Sigurimeve “SIGKOS”, Prishtinë, Kompleksi Riera Z10 Rruga Magjistrale Prishtinë-Shkup, 10000, mund te aplikoni edhe duke derguar dokumentacionin ne e-mail: info@sigkos.com, ose duke aplikuar online.

 

Afati i aplikimit është deri me datë: 20 korrik 2024.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Adresa
Kompleksi Riera Z10 Rruga Magjistrale Prishtinë-Shkup, 10000
Close modal window

Thank you for submitting your application. We will contact you shortly!