Drejtuesi i mjetit motorik me regjistrim të huaj i cili nuk ka një dokument ndërkombëtar të vlefshëm të sigurimit të autopërgjegjësisë, është i detyruar të lidhë kontratë të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë të vlefshme në territorin e Republikës së Kosovës, me periudhë vlefshmërie jo më pak se pesëmbëdhjetë (15) ditë. Byroja është kompetente për organizimin dhe zbatimin e sistemit të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë. Kur drejtuesi i mjetit motorik nuk kontrakton sigurimin kufitar, nuk i lejohet hyrja me këtë mjet motorik në territorin e Republikës së Kosovës pa e përmbushur këtë detyrim.
I dëmtuari, të cilit i është shkaktuar dëm nga përdorimi i një mjeti motorik me regjistrim të huaj i pajisur me sigurim kufitar, ka të drejtën të parashtrojë kërkesë dëmshpërblimi tek Byroja Kosovare e Sigurimit.
Në linkun më poshtë mund të bleni policën kufitare online
https://api.bks-ks.org/PolicaOnline/sq-AL