Themeluesit e K.S. Sigkos

Kompania e Sigurimeve SIGKOS është e themeluar nga dy aksionar:

 Zt. Hashim Deshishku dhe
 Zt. Milazim Zeqiraj

Të dy aksionarët e KS SIGKOS janë afarist të njohur për ekonominë e Kosovës dhe gëzojne një imazh shumë të mirë me bizneset e tyre.

Zt. Hashim  Deshishku  është pronar  i Kompanisë LESNA ndërsa,
Zt. Milazim Zeqiraj është pronar i KompanisëMCM

Të dy aksionarët e KS SIGKOS janë themeluesit dhe aksionarët kryesor në Banken komerciale  KASABANK.
Suksesi në bizneset e  aksionarëve të KS SIGKOS është garantues për krijimin e mirëbesimit për klientët e KS SIGKOS  që është bazë e filozofisë së afarizmit të sigurimeve për të qenë i sukseshem.

Stafi-Menaxhmeti i K.S. Sigkos

KS SIGKOS ka komponuar një staf mirë të shkolluar në aspektin profesional dhe përvoja e tyre e punës vjen në rend të parë nga puna profesionale që kanë berë në vendet e zhvilluar të perëndimit.

Kualiteti i shërbimeve

  • Aktivitet në të gjithë Kosovën

  • Trajnim i vazhdueshëm i personelit

  • Mbrojtje profesionale për klientet

Aktiviteti afarist i Kompanisë së Sigurimeve SIGKOS do te mbeshtetet ne sherbime kompetente dhe profesionale te sigurimeve, në azhuritetin dhe diciplinen në punë, në rrespektin dhe përkrahjen për nevojat e klientit dhe në përmbushjen strikte të obligimeve tona në relacion (raport) me klientin pa e dalluar atë ne bazë të vëllimit të kërkesave dhe potencialit te tij. Për të arritur që ta permbushim nivelin e shërbimeve tona ndaj klientit, menaxhmenti i Kompanisë së Sigurimeve SIGKOS ka paraparë:

Programi i Trajnimit

Menaxhmenti i Kompanisë së Sigurimeve SIGKOS ka paraparë një program vuliminoz për tërë vitin afarist per trajnimin e personelit, i cili do të bartë, rrespektivisht oforojë shërbime për klientët e SIGKOS-it. Programi i trajnimit perfshin module të ndryshme duke filluar nga trajnimi i personelit se si duhet të sillet me klientin, si duhet të jetë efikas dhe deri te moduli i trajnimi për këshilla profesionale për mënyrën e prezentimit dhe shitjes së produktit të sigurimit. Personeli i KS SIGKOS do të jetë permanent i gatshëm për çfarëdo këshille lidhur me produktet e sigurimeve për klientët e interesuar.

Mbrojtja profesionale për klientin

Menaxhmenti i KS SIGKOS ka paraparë edhe organizimin e ofrimit të shërbimeve për klientet e vetë, duke i mbrojtur ata pa shenzime shtesë dhe në menyrën më të mirë profesionale për kontestet që dalin nga efekte që ka kontrata- polica e sigurimit. Mbrojtja juridike për klientët do të organizohet duke ju ofruar policen e sigurimit për marrjen e shpenzimeve ligjore për kontestet që dalin nga efektet e policës së sigurimit.