Sigurimi Shëndetit në Udhëtim

KUSHTET E PËRGJITHSHME TË SIGURIMIT TË SHËNDETIT NË UDHËTIM

SEKSIONI 1. SHPENZIMET MJEKËSORE
a. Shpenzime për ndihmë të shpejtë mjekësore – spitalore dhe kurim si dhe shpenzimet e arsyeshme dhe të nevojshme për riatdhesimin e personit të siguruar si rezultat i sëmundjes ose dëmtimit fizik gjatë periudhës së sigurimit.
b. Shpenzime të arsyeshme udhëtimi dhe hoteli (kufizuar në kostone udhëtimit ajror dhe 100 € në ditë për shpenzim akomodimi për një maksimum prej shtatë ditësh) të një të afërmi apo shoku (i cili mund të mos jetë i mbuluar) të cilit i kërkohet raport i shkruar mjekësor që të udhëtojë, qëndrojë apo shoqërojë personin e siguruar nëse ai dëmtohet rëndë gjatë periudhës së sigurimit.
c. Shpenzimet funerale jashtë territorit të Kosovës dhe /ose kostoja e transportit të kufomës apo hirit të personit të siguruar për në vendin e banimit të treguar në policë nëse ai vdes gjatë periudhës së mbulimit. Vlera maksimale e mbulimit deri në 10.000 €. Mbulimi i kësaj vlere bëhet mbas miratimit nga shërbimi përkatës i sigurimit në adresat e shënuara në policë.
 
SEKSIONI 2. SHPENZIMET E RIATDHESIMIT
Siguruesi do të paguajnë për qiranë e një mjeti transporti ose të një ambulance ajrore ose përdorimin e linjës së rregullt ajrore përfshirë shoqëruesit e kualifikuar të vërtetuar si të nevojshëm nga mjeku dhe autorizuar nga siguruesi apo agjentët e tyre për riatdhesimin ose trajtimin e një personi të sëmurë apo të dëmtuar seriozisht. Vlera e mbulimit prej 10.000€ deri në 20.000€.
 
SEKSIONI 3. MBULIMI PËR AKSIDENTET PËRSONALE
Sipas këtij seksioni do te mbulohen dëmtimet trupore të një personi të siguruar shkaktuar vetëm dhe drejtpërdrejte nga mjete aksidentale të dhunshme, të jashtme dhe të dukshme. Dëmtime këto të cilat kane ndodhur gjate periudhës se sigurimit. Këtu përfshihet gjithashtu ndodhja rastësisht e një fatkeqësie të një mjeti ajror apo ujor në të cilin udhëton personi i siguruar. Sipas këtij seksioni do te mbulohen aksidentet e thëna me sipër te cilat sjellin si pasoje:
1. Vdekjen aksidentale, Paaftësia e përhershme totale , humbjen e një apo dy gjymtyrëve, humb-jen e shikimit ne një ose ne te dy sytë. Vlera maksimale e mbulimit është deri ne 10,000 €.
 
DISPOZITA TË SEKSIONIT 3
Për sa i përket një personi të siguruar nën moshën 16 vjeçar, në momentin e dëmit, dëmshpërblimi për vdekjen sipas pikës 1. më lartë do të kushtëzohet në 1,000 € .
Asnjë dëmshpërblim nuk do të paguhet:
( a ) kur vdekja ose humbja ndodh mbas 12 muajsh nga data e dëmit sipas pikës 1.
( b ) Përjashtim kur siguruesi ta vërteton se paaftësia ka vazhduar për 12 muaj nga data e lëndimit dhe më gjasë të plotë për tërë jetën e mbetur për personin e lënduar.
( c ) Dëmshpërblimi maksimal i mundshëm për një apo më shumë lëndime për personin e siguruar gjatë periudhës së sigurimit nuk do të tejkalojë 10,000 €.
 
PËRJASHTIME TË ZBATUESHME PËR TË GJITHA SEKSIONET
1. Për shpenzimet që janë paguar ose do të paguhen në Kosovë
2.Për shpenzimet që janë bërë nga i siguruari, 3 muaj mbas mbarimit të periudhës së sigurimit,
3.Për shpenzimet që janë bërë nga i siguruari, 3 muaj mbas datës së diagnostikimit ose fillimit të trajtimit mjekësor,
4.Për 100 € e pare të secilës kërkesë për dëmshpërblim (vetëm Seksioni 1)
5.Për shpenzimet që janë paguar nga një plan mjekësor, policie, sigurim ose nga një program privat mjekësor.
6.Për shpenzimet që rrjedhin nga pasojat e ndikimit të ilaçeve ose helmeve të çdo lloji, nga vetëvrasjet, akt kriminal i personit të siguruar ose keqësimin e vetë ekspozimit në rreziqet e veçanta (përveç përpjekjeve për të shpëtuar jetë njerëzore).
7.Për shpenzimet e riatdhesimit të cilat janë paguar pa aprovimin e shërbimeve përkatëse të siguruesit në adresat e shënuara në police.
8.Për shpenzimet e bëra për shkak të luftës dhe rreziqeve që lidhen me të.
9.Për shpenzimet e bëra për mjekimin e gjendjes mendore ose nervore.
10.Për vizitat e zakonshme të syrit dhe dhënia e ndihmës për të shikuarin, vizitat e zakonshme të veshit dhe ndihma për dëgjim, ekzaminimet mjekësore ose kontrollet.
11.Për kirurgjinë kozmetike fakultative dhe mjekimin shoqërues.
12.Për shtatzëni normale dhe kostot e lindjes së fëmijës.
13.Për mjekimin e zakonshëm të dhëmbëve, vënien e dhëmbit fals ose protezave.
14.Për dëmtime trupore që pësohen gjatë marrjes pjesë në ngjitjet alpinistike ku litarë dhe mjetet e tjera janë normalisht të përdorshme: gjatë fluturimit me avion përveç kur udhëton vetëm si pasagjer) duke përfshirë zbritjen e ngadalshme parashutimin: gjatë ushtrimit të sporteve dimërore, garave me kuaj, makina motoçikleta, ski në ujë ose gjatë përdorimit të makinës së përpunimit të drurit.
15.Për dëmet e qëllimshme të vet shkaktuara ose sëmundjeve veneriane ose AIDS dhe të gjitha sëmundjet shkaktuar nga dhe/ose lidhur me virusin H.I.V.
16.Për dëmet e shkaktuara nga defektet: fizike dobësi, gjendje shëndetësore kronike ose sëmundje që kanë ekzistuar deri ose më pare se data e hyrjes së personit të siguruar në këtë mbrojtje.
17.Pagesat që kalojnë çmimin e arsyeshëm dhe të zakonshëm për shërbimet dhe furnizimet e bëra.
18.Dëmet e shkaktuara nga udhëtimi në kundërshtim me këshillat e mjekut.
19.Shpenzimet e pretenduara nga një person që udhëton qëllimisht për të përfituar trajtim mjekësor.
20.Kërkesa për dëmshpërblim nga personi te cilit i është dhënë prognoza/diagnoza përfundimtare.