-
Mail
-
Kontakt
-
Ankesat
ankesat@sigkos.com
ankesat@sigkos.com
Objekti i sigurimit
Neni 1.
(1) Objekt i sigurimit sipas këtyre Kushteve janë:
(2) Në qoftë se parashihet me kontratë në mënyrë të veçantë dhe në qoftë se llogaritet premia e veçantë, me sigurim mund të përfshihen:
(3) Sipas këtyre Kushteve nuk mundë të jenë objekt i sigurimit:
(4) Nuk mund të sigurohet objekti ndërtimor në qoftë se në atë objekt nuk punon numri i nevojshëm i fuqisë punëtore profesionale të kualifikuar, në qoftë se ndërtimin dhe punimet nuk i udhëheqin dhe nuk i mbikëqyrin ekspertët me kualifikimet e nevojshme profesionale.
(5) Sigurimi nuk i mbulon dëmet nëse ato paraqiten në fund të ndërtimit si regjistër për shkak të mungesës dhe dëmeve pa mundësi të përcaktimit të shkaqeve dhe kohës së ndodhjes së tyre.
Rreziqet e siguruara
Neni 2
( 1) Siguruesi është i detyruar të paguajë kompensimin në rast dëmi të shkaktuar me shkatërrimin, dëmtimin ose zhdukjen e gjërave të siguruara për shkak të këtyre rreziqeve themelore:
(2) Në qoftë se parashihet me kontratë në mënyrë të veçantë dhe llogaritet premia plotësuese, siguruesi është i detyruar të paguajë kompensimin edhe në rast dëmi prej një ose me shumë rreziqeve plotësuese varësisht nga fakti se si është paraparë me kontratë, si vijon:
(3)Siguruesi është i obliguar që të bejë kompenzimin, në rastin e dëmeve në pajimet elektromakinerike të cilat janë montuar ose do të montohen në objektin e siguruar në ndërtim,të shkaktuara nga rreziqet e parapara me Kushtet e sigurimit të objekteve në montim.
(4)Siguruesi është në obligim të paguaj gjithashtu:
(5) Siguruesi nuk është i obliguar të kompensoi dëmet:
Vëllimi i rrezikut të zjarrit dhe goditjes së rrufesë
Neni 3
( 1 ) Zjarr, konsiderohet zjarri i krijuar jashtë vatrës së caktuar ose zjarri që e ka lënë këtë vend dhe është i aftë të zhvillohet më tutje me fuqinë vetjake.
( 2 ) Me sigurimin nga zjarri përfshihet edhe rreziku i vetëndezjes së rezervave, në qoftë se deponimi është bërë sipas dispozitave teknike të cilat janë në fuqi.
( 3 ) Nuk konsiderohet se ka shpërthyer zjarri dhe siguruesi nuk është i detyruar ta paguajë kompensimin në qoftë se gjësendi i siguruar është shkaktërruar ose dëmtuar:
(4 ) Me sigurimin nga rreziku i zjarrit, nuk përfshihen dëmet në tymtare, të krijuara në lidhje me kryerjen e funksionit të tyre.
(5) Sigurimi nga goditja e rrufesë, në kuptim të këtyre Kushteve mbulon dëmet që i shkakton në gjërat e siguruara rrufeja me veprimin e fuqisë ose të nxehtësisë si dhe dëmet nga goditja e objekteve të rrëzuara nga rrufeja.
Vëllimi i rrezikut të eksplodimit
Neni 4
(1) Eksplodim,konsiderohet shfaqja e papritur e fuqisë,e bazuar në tendencën e avullit ose të gazerave për shtrirje, eksplodimi i enëve nën shtypje (kazanave, gypave etj.) ekziston vetëm kur muret e enëve shkyhen aq shumë sa bëhet barazimi momental i shtypjes së brendshme dhe të jashtme.
Në qoftë se në brendinë e enës është krijuar eksplodimi për shkak të shkrirjeve kimike, dëmi që shkaktohet për këtë arsye në enë përfshihet me sigurim edhe atëhere kur muret e enës nuk janë të shkyera.
(2) Me sigurim nuk përfshihen dëmet:
sendin e siguruar, por kompensohet dëmi në sendet e tjera në lidhje me eksplodimin e krijuar,
Vëllimi i rrezikut nga stuhia
Neni 5
( 1 ) Stuhi, konsiderohet era e shpejtë 17,2 metra në sekondë, respektivisht 62 km në orë (e fortë 8 shkallë të Boforit) ose me shumë.
Do të konsiderohet se ka fryrë era e kësaj shpejtësie në vendin ku gjendet sendi i siguruar, në qoftë se era i ka thyer degët dhe trunngjet ose e ka dëmtuar mirëmbajtjen e rregullt të objekteve ndërtimore. Në rast dyshimi, i siguruari duhet ta vërtetojë shpejtësinë e erës me raportin e shërbimit hidrometeorologjik.
( 2 ) Dëmet nga stuhia përfshihen me sigurim në qoftë se janë shkaktuar dëmtime mekanike të gjërave të siguruara:
( 3 ) Me sigurim nga stuhia nuk përfshihen dëmet:
Vëllimi i rrezikut të breshrit
Neni 6
( 1 ) Me sigurim përfshihen dëmet nga shkatërrimi, respektivisht dëmtimi i gjërave të siguruara që shkakton breshri me goditjen e vet. Përfshihen edhe dëmet nga deprtimi i breshrit dhe i shiut nëpër vrimat e krijuara nga rënia e breshrit.
Vëllimi i rrezikut të rënies së fluturakës ajrore
Neni 7
(1) Rënje e fluturakës ajrore,në kuptim të këtyre Kushteve,konsiderohet rënja e fluturakës në qoftë se nga goditja e drejtpërdrejtë e fluturakës apo nga pjesët e saj është dëmtuar apo shkatërruar sendi i siguruar.
(2) Konsiderohet se është krijuar rasti i siguruar nga rënia e fluturakës ajrore ,në qoftë se nga goditja e drejtpërdrejtë e fluturakës apo nga pjesët e saj është dëmtuar apo shkatërruar sendi i siguruar.
Vëllimi i rrezikut nga derdhja e ujit nga instalimet
Neni 8
( 1 ) Derdhje e ujit, konsiderohet:
( 2 ) Me sigurim nuk perfshihen dëmet:
Vëllimi i rrezikut nga shembja e tokës
Neni 9
( 1 ) Shembje e tokës,konsiderohet rënia e materialit të dheut(toksor) mbi apo në gjërat e siguruara dhe me rastin e tillë janë dëmtuar apo mbuluar gjërat e siguruara.
Me sigurim janë përfshirë shpenzimet e mënjanimit të materialit të rrënuar me gjerësi deri 1 (një) metër nga objekti i siguruar.
( 2 ) Shembje e tokës, konsiderohet renja e paparashikuar e ngjarjes që mund të ndodh nga thyerja e mases së shkëmbit prej guri si dhe depërtimi i asaj mase në lokalet nenëtoksore që ka shkaktuar dëmin në gjërat e siguruara.
Me sigurim nuk janë mbuluar dëmet nga:
( 3 ) Me sigurim nuk janë të përfshira shpenzimet për sanimin e tokës dhe mbushjen deri në profilin e terrenit siç ka qenë me parë, respektivisht lokalet nëntokësore të cilat janë rrënuar ose u janë shembur muret.
Vëllimi i rrezikut nga ulja e tokës
Neni 10
( 1 ) Ulje e tokës, konsiderohet ulja vertikale e tokës nen objektin e siguruar ndërtimor, që shkaktohet si pasojë e aksidentit të paparaparë ndrrtimor ose ndikimit gjeologjik.
( 2 ) Nga sigurimi përjashtohen dëmet e shkaktuara nga ulja e tokës:
( 3 ) Me sigurim nuk përfshihen as shpenzimet për sanimin e tokës.
Vëllimi i rrezikut nga ngrica
Neni 11
( 1 ) Sigurimi nga ngrica, përfshinë dëmet e shkaktuara në gjerat e siguruara me veprimin e papritur të ngricës si dhe dëmet që do të shkaktoheshin nga ngrica në punët e ndishme në objektet ndertimore, në qoftë se janë marrë masat mbrojtëse përkatëse për punë në kushtet dimërore.
( 2 ) Sigurimi i rrezikut nga ngrica nuk i mbulon dëmet që do të shkaktoheshin nga ngricat në punët e ndishme ndërtimore, të cilat zhvillohen drejtpërdrejt para dhe gjatë kohës kur duhet të pritet ngrirja në vendet dhe kushtet e caktuara atmosferike në qoftë se nuk janë marrë masat mbrojtëse perkatëse në kryerjen e punëve në kushtet dimërore.
Vëllimi i rrezikut nga akulli dhe pesha e borës
Neni 12
( 1 ) Sigurimi nga rreziku i akullit i përfshin dëmet e shkaktuara në objektin në ndërtim për shkak të goditjes apo shtypjes së akullit.
(2) sigurimi nga rreziku i borës mbulon dëmet të shkaktuara nga ndikimi mekanik apo nga pesha e sajë në objektin në ndërtim.
(3) Peshë e borës konsiderohet bora e cilat ka rënë me një rast dhe ka mberri peshën prej 150 kg për një m2 dhe ajo borë e cila bie prej 15. marsit deri 15.nëntor të vitit kalendarik. Me ketë rast i siguruari duhet të deshmojë peshën e borës nga Enti hidrometeorologjik.
( 4 ) Dëmet nga minimi i akullit dhe borës nuk janë përfshirë me sigurim.
( 5 ) Sigurimi nuk i mbulon dëmet:
Vëllimi i rrezikut të ortekëve të borës
Neni 13
(1) Ortek bore, në kuptimin e këtyre Kushteve, konsiderohet masa e borës në lëvizje që shkëputet nga anët e malit .
(2) Me sigurim përfshihen edhe dëmet e shkaktuara nga veprimi i presionit të ajrit të ortekut të borës.
Vëllimi i rrezikut nga shiu
Neni 14
( 1 ) Sigurimi nga rreziku i shiut mbulon dëmet e shkaktuara në objektin në ndertim pë shkak të goditjes mekanike dhe nëqoftëse në objektin në ndërtim në kohen prej një ore ka rënë se paku 15mm,gjegjësisht 15 litra shi në një m2.
Në rast dyshimi, i siguruari duhet ta vërtetojë sasinë e shiut me raportin e stacionit me të afërt hidrometorologjik.
( 2 ) Sigurimi nuk i mbulon dëmet:
Vëllimi i rrezikut nga aksidenti i paparaparë ndërtimor
Neni 15
( 1 ) Aksident i pa paraparë ndërtimor, konsiderohet ngjarja e paparaparë dhe e pavarur nga vullneti i kryesit të punimeve që ka si pasojë shkatërrimin apo dëmtimin e rastit të siguruar për shkak të:
( 2 ) Aksident ndërtimor i paparaparë dhe i papritur konsiderohet, në qoftë se kryesi i punëve, duke marrë parasysh dituritë teknike dhe mundësitë e teknikës ndërtimore, nuk ka mundur as që ka pasur për detyrë të parashikojë atë.
( 3 ) Nuk kompensohen shpenzimet për evitimin e vetë shkaqeve të dëmit për shkak të gabimit në llogaritjen tekniko – llogaritare në konstrukcion, material dhe ekzekutim,
( 4 ) Nuk konsiderohet se janë krijuar nga aksidenti ndertimor shkatërrimet,respektivisht dëmtimet e gjërave të siguruara nëse objekti ndërtohet:
( 5 ) Në qoftë se gjatë punimeve në ndertimin e objektit të siguruar ose pas kryerjes së punimeve i siguruari merrë vesh që është bërë ndonjë gabim i fshehtë ose i dukshëm tekniko – llogaritar në konstruksion ose në material, që do të mund të shkaktonte dëmtimin ose shkatërrimin e objektit të siguruar , i siguruari ka për detyrë që me shpenzimet e veta ta bëjë sanimin ose përtrirjen e pjesëve të objektit, në të cilat do të mund të bëhen dëmtimet.
(6) Në qoftë se i siguruari nuk e bën sanimin ose përtëritjen e nevojshme në vështrim të dispozitave të këtij paragrafi dhe rreziku i siguruar është realizuar si pasojë e gabimeve, i siguruari e humb të drejtën e kompensimit nga sigurimi.
Vëllimi i rrezikut nga pashkathtësia, pakujdesia ose qëllimi i keq i punëtorit apo i ndonjë personi tjetër
Neni 16
Me sigurim përfshihen rreziqet nga pashkathtësia, pakujdesia ose qëllimi i keq i punëtorit apo i ndonjë personi tjetër. Pashkathtësia, respektivisht pakujdesia, realizohet vetëm në qoftë se i siguruari me
komision e përcakton rastin e dëmtuar që është shkaktuar nga veprimet dhe papërgjegjësia e punëtorit apo grupit të punëtorëve. Dëmet e shkaktuara me qëllim të keq, i siguruari është i detyruar t’ua paraqesë rastin organeve të punëve të brendshme.
Vellimi i rrezikut nga goditja e mjetit motorrik,rimorkios, makinës së punës rënies së gjërave të siguruara,goditjes apo rënies së ndonjë sendi në gjërat e siguruara.
Neni 17
(1) Me sigurim mbulohen dëmet nga goditja e mjetit motorrik,rimorkios, makinës së punës rënies së gjërave të siguruara,goditjes apo rënies së ndonjë sendi në gjërat e siguruara.
Vëlllimi i rrezikut të vjedhjes me thyerje
Neni 18
(1) Vëllimi i rrezikut të vjedhjes me thyerje dhe të vjedhjes së zakonshme përcaktohet sipas Kushteve për sigurimin nga rreziku i vjedhjes me thyerje dhe hajdutërisë, në qoftë se nuk janë në kundërshtim me këto kushte.
(2) Sigurimi mbulon edhe dëmet nga vjedhja me thyerje të pajisjeve të pamontuara të montimit dhe të materialit tjetër që është i destinuar për montim në objektin e siguruar të montimit.
(3) Sigurimi mbulon dëmet nga vjedhja e zakonshme në pajisjet dhe materialin që tanimë janë montuar në objektin në montim, të cilin vazhdimisht e ruan roja. Në qoftë se te dëmi vërtetohet se objekti nuk ka qenë i ruajtur, i siguruari e humb të drejtën e kompensimit nga sigurimi.
Vëllimi i rrezikut nga vërshimi dhe rrëkeja
Neni 19
(1) Vërshim, konsiderohet vërshimi i papritur stihik i terrenit nga ujërat e përhershme (lumenjtë, liqenet, deti etj) ngase uji ka dalë nga shtrati ose ka vërshuar penden apo digën mbrojtëse, nga derdhja e ujit për shkak të baticës jashtëzakonisht të lartë dhe të valëve të detit e të liqeneve me forcë të jashtëzakonshme, dhe nga ardhja e ujit të liqeneve artificiale.
Vërshim konsiderohet edhe vërshimi i papritur i terrenit për shkak të krijimit të papritur të sasisë së madhe të ujit që krijohet si pasojë e shtërngatës.
(2) Rrëke konsiderohet vërshimi i papritur stihik i terrenit nga masa e ujit që formohet në terrenet malore për shkak të të reshurave të mëdha atmosferike dhe të derdhjes së tyre nëpër rrugë e xhade.
(3) Me sigurimin nga vërshimi përfshihen vetëm dëmet e shkaktuara në gjërat e siguruara në kohën sa zgjat vërshimi dhe menjëherë pas terheqjes së ujit.
(4) Me sigurim nuk përfshihen:
Vëllimi i rrezikut nga uji i lartë
Neni 20
(1) Ujë i lartë, konsiderohet fenomeni i jashtëzakonshëm i rritjes së jashtëzakonshme të nivelit të ujit dhe në kohë të papritur.
(2) Obligimi i siguruesit për dëmet nga uji i lartë fillon me rritjen e ujit të lartë përmbi kuotat e caktuara më parë mujore të nivelit të ujit ose të derdhjes së ujit, të matura në kantier, sipas indikatorit të vendosur më të afert të nivelit të ujit.
(3) Me rastin e lidhjes së sigurimit, në kantier, në vështrim të alinesë (2) dhe (3) të këtij neni duhet të caktohet qysh me parë prej cilës lartësi të ujit fillon obligimi i siguruesit. Ky kufi shënohet në polisë dhe vendoset në një vend të dukshëm në terren.
Vëllimi i rrezikut nga uji nëntokësor
Neni 21
(1) Uji nëntokësor, konsiderohet depërtimi i papritur i ujit në gropën e objektit ndërtimor, respektivisht në objektin në ndërtim.
(2) Obligimi i siguruesit për dëmet nga uji nëntokësor pushon:
Vëllimi i rrezikut nga rrëshqitja e tokës
Neni 22
(1) Rrëshqitje të tokës,konsiderohen lëvizjet e papritura të sipërfaqes së tokës në terrene të pjerrëta me manifestime të qarta të thyerjeve në sipërfaqen e tokës dhe të shembjeve që ndodhin në objektet ndërtimore në një periodë të shkurter kohore me shfaqjen e deformimeve të mëdha dhe plasaritjeve të gjera.
(2) Me sigurim nga rrëshqitja e tokës nuk janë përfshirë dëmet që shkaktohen në rastin e rrëshqitjes së tokës në qoftë se më parë nuk janë marrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse, të cilat janë të njohura për teknikën ndërtimore ose janë zhvilluar në pajtim me projektin dhe kushtet e terrenit.
(3) Me sigurim nuk janë përfshirë shpenzimet për sanimin e tokës.
Vëllimi i rrezikut nga përgjegjësia e veprimtarisë së kryesit të punëve ndërtimore të shkaktuara palës tretë
Neni 23
(1) Vëllimi i rrezikut nga përgjegjësia e kryesit të punëve ndërtimore përcaktohet sipas Kushteve për sigurimin nga përgjegjësia, në qoftë se nuk janë në kundërshtim me këto Kushte.
(2) Në qoftë se është e siguruar një pjesë e objektit ndërtimor ose disa punime ndërtimore dhe zejtare, sigurimi nga përgjegjësia e kryesit të punimeve ndërtimore nuk i mbulon dëmet në pjesët e tjera të këtij objekti ndërtimor ose në punimet e tjera ndërtimore dhe punimet zejtare, që nuk janë të siguruara, respektivisht që janë të siguruara me policë tjetër.
(3) Me sigurim nga përgjegjësia nuk janë të mbuluara dëmet në objektin ekzistues në të cilin kryhen punët e adaptimit, mbindërtimit dhe rikonstruimit e të ngjajshme.
(4) Siguruesi është në obligim te sigurimi nga përgjegjësia e kryesit të punëve ndërtimore deri te shumat e sigurimit sipas ngjarjes që është shënuar në polisë.
(5) Në qoftë se në kuptim të paragrafit (2) të këtij neni është kontraktuar që sigurimi nga përgjegjësia t’i mbulojë edhe dëmet në pjeset e objektit ose në punët të cilat janë siguruar respektivisht janë siguruar me policë tjetër, i siguruari merr pjesë në të gjitha dëmet veç e veç në një përqindje nga shumat e sigurimit (franshiza, e cila është theksuar në policë).
Vëllimi i sigurimit nga përgjegjësia e kontraktuar e kryesit të punëve ndërtimore në afatin e garantuar
Neni 24
(1) Sigurimi i mbulon dëmet e theksuara në kuptim të këtyre kushteve në ndërtimin e përfunduar në kohën e mirëmbajtjes së tij respektivisht të vazhdimit të garancisë:
(2) Lartësia e kompensimit nga sigurimi, në rast të dëmtimit ose shkatërrimit të objektit të siguruar përcaktohet sipas vlerës reale të materialit dhe të punëve gjatë kohës të ndodhjes së rastit të siguruar, nëse nuk është kontraktuar ndryshe.
Vlera e gjësendeve të siguruara
Neni 25
(1) Vlera e gjësendeve të siguruar është çmimi real i punimeve dhe i materialit ndërtimor në çdo kohë, nëse nuk është kontraktuar ndryshe.
Çmimi real nuk mund të jetë më i madh se ai që është kontraktuar, gjegjësisht vlen edhe koha kur ka ndodhur rasti i siguruar, ndërmjet kryesit të punimeve dhe investitorit.
(2) Për punët të cilat gjatë kohës së ndërtimit më vonë kontraktohen ndërmjet investitorit dhe kryesit të punëve (punët plotësuese ose punët e mëvonshme) vlera e siguruar përcaktohet sipas paragrafit (1) të këtij neni, në qoftë se vlera e tyre nuk tejkalon 10% e vlerës që del nga kontrata për sigurim. Madje edhe në qoftë se vlera e tejkalon kufirin prej 10% do të lidhet kontrata shtesë.
(3) Vlera e gjësendit të siguruar nga pika 3, 4, 5, 6 të paragrafit (2) të nenit 1. të këtyre kushteve është çmimi blerës i gjërave të reja në kohën e shkaktimit të rastit të siguruar, e zvogëluar me vlerën e amortizimit nëse nuk është kontraktuar ndryshe.
Lidhja e kontratës së sigurimit
Neni 26
Sigurimin e objektit mund ta lidhë investitori ose kryesi i punimeve, respektivisht secili veç e veç për atë pjesë për të cilën ka interes pasuror ose obligim kontraktues, që të bëjë sigurimin nga rreziqet përkatëse të parapara me kontratë.
Vendi i sigurimit
Neni 27
Vendi i sigurimit është regjioni i kantierit me depo të nevojshme në kantier, që shërbejnë eskluzivisht për objektin e siguruar, në qoftë se nuk është paraparë ndryshe me kontratë.
Përcaktimi i kompensimit të sigurimit
Neni 28
(1) Lartësia e kompensimit të sigurimit përcaktohet: në rast shkatërrimi apo dëmtimi të sendit të siguruar, sipas vlerës për rastin e siguruar ( neni 25 ) në kohën e krijimit të rastit të siguruar, të zvogëluar për vlerën e mbetur;
(2)Mbeturinat e gjërave të shkatërruara ose të dëmtuara i mbeten të siguruarit, dhe llogariten sipas vlerës në ditën e krijimit të rastit të siguruar si dhe sipas gjendjes në të cilën kanë qenë menjëherë pas rastit të siguruar.
(3) Për punët dhe materialin të cilat nuk kanë qenë parapararë me projektin themelor dhe të cilat kanë qenë të domosdoshme në riparimin, dëmet pranohen me shpenzime reale gjatë kohës së shkaktimit të rastit të siguruar maksimalisht sipas çmimeve të punës dhe materialit sipas kontraktimit për ndërtim, të cilat janë përcaktuar me atë kontratë për punë të ngjashme si dhe për material.
(4) Nuk kompensohen shpenzimet më të mëdha të riparimit për punimet që nuk kanë qenë paraparë me projekt, si: shpenzimet më të mëdha për shkak të ndryshimit të mënyrës së zhvillimit të punimeve ose për shkak të përmirësimeve të bëra, zgjerimeve ose perfeksionimeve në krahasim me gjendjen para krijimit të rastit të siguruar, dhe të përforcimeve të nevojshme në lidhje me ndryshimin e elementeve statike, madje as atëherë kur këto shpenzime janë shkaktuar nga krijimi i rastit të siguruar.
(5) Me sigurim përfshihen vetëm ato dëme që në momentin e aksidentit ndërtimor ndodhin në vetë objektin e siguruar ose në kufijtë e projektit të paraparë dhe të lejuar të atij objekti të siguruar. Dëmet e shkaktuara jashtë kufijve të objektit të projektuar në këtë mënyrë nuk hyjnë në obligime të siguruesit në qoftë se nuk është parparë ndryshe me kontratë.
(6) Siguruesi është i detyruar t’i paguajë:
(7) Nga sigurimet janë përjashtuar dëmet të cilat ndodhin me rastin e manifestimit në zvogëlimin e estetikës.
(8) Siguruesi nuk është i detyruar ta bëj kompensimin e dëmeve:
(9) Me kontraktimin e lidhur mbi sigurimin e objektit në ndërtim investuesi dhe ekzekutuesi i punëve nuk lirohen nga detyrimet reciproke që kanë njeri ndaj tjetrit, të cilat qëndrojnë në bazën e kontratës mbi ndërtim dhe në bazë të udhëzimeve teknike, paramatëse, çmimeve të punëve dhe dispozitave të tjera që janë pjesë përbërëse të kontratës reciproke për ndërtim.
(10) Në qoftë se objekti në ndërtim është siguruar në shumën fikse të sigurimit, të siguruarit dëmi do t’i kompensohet në masën midis shumës së sigurimit dhe vlerës reale të të njëjtit objekt në qoftë se do të kryhet në kohën e krijimit të rastit të siguruar.
(11) Në qoftë se gjërat janë të siguruara për “rrezik të parë” me realizimin e të cilave krijohet dëmi, kompensimi do të paguhet në lartësinë e dëmit të krijuar, e më së tepërmi deri në shumën e kontratës të sigurimit për “rrezikun e parë”, dispozitat për nënsigurim në këtë rast nuk do të aplikohen.
Kompensimi i shpenzimeve
Neni 29
(1) Në emër të shpenzimeve për spastrim dhe rrënim në lidhje me krijimin e rastit të siguruar, në qoftë se ndryshe nuk është kontraktuar, siguruesi i kompenson shpenzimet e domosdoshme për spastrimin dhe pastrimin e mbeturinave të gjësendit të dëmtuar të siguruar, e më së tepërmi deri 1% nga vlera e gjësendit të siguruar. Në shpenzimet e rrezikut hyjnë shpenzimet e domosdoshme që ka kontraktuesi i sigurimit pas krijimit të rastit të siguruar për rrëzimin e
pjesëve të dëmtuara të papërdorshme të mbetura dhe për transportimin e tyre deri në vendin
me të afërt i lejuar për shkarkim.
(2) Shpenzimet për mbushjen e zbrastirave mbi profilin e paraparë me projekt, të cilat janë të nevojshme për vendosjen e objektit të dëmtuar respektivisht punëve në gjendjen e mëparshme, siguruesi bën kompensimin deri në shumën e kontraktuar “në rrezik të parë” dhe ate për të gjitha rastet dëmtuese gjatë kohës së zgjatjes së kontratës së sigurimit.
(3) Si përjashtim, nuk paguhen dëmet që dalin nga paragrafi 1 i këtij neni, mirëpo siguruesi ka detyrim t’i kompensojë dëmet përkitazi me krijimin e rastit të siguruar të cilat janë të nevojshme para fillimit të mënjanimit të dëmeve (dokumentacioni teknik me parë i inspektuar) jo më shumë se deri 0.5% nga vlera e gjësendit të siguruar, të goditur më dëm.
(4) Siguruesi është në detyrim t’i kompensojë shpenzimet, humbjet si dhe dëmet tjera të shkaktuara me rastin e ndërmarrjes së veprimeve dhe masave të arsyeshme për evitim të rrezikut të drejtpërdrejtë që i shkaktohet rastit të siguruar, si dhe përpjekjet që të kufizohet pasoja e tyre dëmtuese, madje edhe atëherë kur këto përpjekje mbeten pa sukses.
Në qoftë se i siguruari nuk i plotëson obligimet e veta për eleminimin apo pengimin e rastit të siguruar dhe për këtë nuk ka arsye, detyrimi i siguruesit do të zvogëlohet aq sa ka qenë krijimi i dëmit të mundshëm për shkak të këtij mosplotësimi.
(5) Kompensimi i tërësishëm në emër të shpenzimemve nga paragrafi (1) dhe (3) të këtij neni dhe në emër të kompensimit nga sigurimi (neni 28) nuk mund ta tejkalojë shumën e sigurimit gjegjësisht vlerën e gjësendit të siguruar që është i dëmtuar. Shpenzimet nga paragrafi (4) të këtij neni siguruesi është i detyruar t’i kompensojë edhe nëse së bashku në kompensimin e dëmit nga rasti i siguruar nuk e tejkalon shumën e sigurimit
Shpenzimet e domosdoshme për mënjanimin dhe zvogëlimin e dëmit të bëra sipas urdhrit të siguruesit dhe dëmi kompensohen edhe atëherë kur së bashku me kompensimin nga sigurimi (neni 28) nuk e tejkalojnë shumën e sigurimit.
(6) Siguruesi nuk është i detyruar t’i kompensojë dëmet e shkaktuara me rastin e mënjanimit të shkaqeve të dëmit, e as shpenzimet e intervenimit të shoqërisë së zjarrëfikësve apo organizatave tjera që kanë për detyrë, sipas karakterit të veprimtarisë që ushtrojnë, të ofrojnë ndihmë pa pagesë kur ndodh rasti i siguruar.
Pjesëmarrja në dëme (franshiza)
Neni 30
Në çdo rast të siguruar të realizuar, llogaritet kompensimi dhe zvogëlohet për franshizën e kontraktuar (e cila shënohet në policë), në qoftë se ndryshe nuk është kontraktuar.
Fillimi dhe ndalimi i obligimit të siguruesit
Neni 31
(1) Detyrimi i siguruesit fillon prej momentit kur gjërat e siguruara shkaktohen në hapsirën e caktuar për zhvillimin e punimeve (në kantierë) respektivisht në depot në kantierë, por jo përpara se është paraparë kjo me Kushtet e përgjithshme të sigurimit të pasurisë.
(2) Sigurimi shuhet me kalimin e 24 orëve të ditës, e cila me polisë është parashikuar si ditë e skadimit të sigurimit. Sigurimi mund të vazhdohet me kusht që premia për periudhën e vazhduar të sigurimit të llogaritet në pajtim me dispozitat e sistemit të premive për sigurimin e objekteve në ndërtim.
Llogaritja e premive të sigurimit
Neni 32
(1) Në qoftë se sigurimi është kontraktuar në vlerën reale, primi llogaritet që më parë sipas vlerës së gjithmbarshme të objektit ndërtimor në bazë të çmimit të kontraktuar duke llogaritur
vlerën parallogaritëse të objektit që del nga kontrata për mbindërtim – në kohën e lidhjes së kontratës së sigurimit.
Në qoftë se sigurimet kontraktohen në vlerën tjetër, premia llogaritet nga kjo vlerë sipas shkallës së përcaktuar të premisë, ndërsa mënyra e llogaritjes së premisë përcaktohet në polisë,
(2) Në qoftë se kontraktohet sigurimi me shumë fikse të sigurimit, premia llogaritet në bazë të kësaj shume sipas shkallës së premisë së përcaktuar.
Kufizimi i detyrimit në bazë të sigurimeve të tjera
Neni 33
Në qoftë se i siguruari ka lidhur edhe sigurime të tjera për gjërat e siguruara sipas këtyre kushteve, në rast të këtyre dëmeve, kompensimi do të paguhet në bazë të sigurimeve të tjera.
Nga baza e sigurimit të objekteve në ndërtim, kompensimi do të paguhet vetëm atëherë kur mbulesa sipas sigurimeve të tjera nuk ka qenë e mjaftueshme dhe pikërisht deri në shumën e pjesës së pambuluar të dëmeve.
Vlera e kushteve të përgjithshme për sigurimin e pasurisë
Neni 34
Në qoftë se nuk janë në kundërshtim me këto Kushte, për sigurimet e lidhura sipas këtyre kushteve zbatohen edhe Kushtet e përgjithshme për sigurimin e pasurisë.
Neni 35
Këto kushte hyjnë në fuqi në ditën e miratimit e do të zbatohen nga data 26.03.2004.
Lagjja Kalabria, Kompleksi Riera, Hyrja Z10, Magjistralja Prishtinë-Shkup
© Copyright 2023 – SIGKOS SH.A. | All right reserved