Sigurimi i Garancioneve

 

TË DREJTAT DHE DETYRIMET E PALËVE

Definicioni e termave ne vijim- sqarimi : “Autoriteti kontraktues” nënkupton autoritetin publik, operatorin e shërbimeve publike,ndërmarrjen publike dhe/ose personin, komisionin ose ndërmarrjen që ushtron aktivitetet prokurimit në emër të/ose për llogari të autoritetit publik ose operatorit të shërbimeve publike ose një ndërmarrje publike,në tekstin e mëtejmë Përfituesi.

“Operator ekonomik” është term i përgjithshëm që

përfshinë furnizuesin, ofruesin e shërbimeve dhe/ose kontraktuesine punëve,në tekstin e mëtejmë: i Siguruari /Kontraktuesi. “Tenderues” nënkupton operatorin ekonomik që ka dorëzuar tenderin.

Siguruesi/Garantuesi“ nënkupton Kompaninë e Sigurimit

„Sigkos“ Sh.a. e cila ofron mbulesë Sigurimi/Garancie në emër te të Siguruarit/Kontraktuesit por në dobi të „Përfituesit“ për detyrimet që dalin nga Kontrata në mes te të Siguruarit/ Kontraktuesit dhe Përfituesit.

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

1. Polica e Sigurimit e lidhur në mes të Siguruesit/Garantuesit dhe të Siguruarit/Kontraktuesit, i jep mbulesë siguruese Përfituesit, në kushtet kur i Siguruari/Kontraktuesi nuk i plotëson detyrimet e tij kontraktuese ndaj Përfituesit, detyrime këto që i burojnë Kontraktuesit nga kontrata.

2. Afati i vlefshmërisë së Policës së Garancisë dhe shuma e sigurimit do të jenë të shënuara në policën e sigurimit.

3. Mbulimi në sigurim fillon nga data e shënuar në policë, pas kryerjes së pagesës së primit të sigurimit të përcaktuar nga Siguruesi.

4. Efekti veprues i Policës së sigurimit të Garancisë, që do të thotë fillimi i detyrimit të Siguruesit/Garantuesit fillon pas përfundimit të afatit të fundit të përcaktuar në marrëveshjet dhe/ose kontratat e lidhura në mes te të Siguruarit/Kontraktuesit dhe Përfituesit, e që sjellin detyrimet kontraktuese për të Siguruarin/Kontraktuesin.

5. Përfituesi e ka të drejtën t’i drejtohet Siguruesit/Garantuesit për marrjen e dëmshpërblimit deri në shumën e garantuar, vetëm kur detyrimet kontraktuese nuk plotësohen për faj te të Siguruarit/ Kontraktuesit Ekzekutuesit të Kontratës.

6. Përfituesi nuk mund të paraqes kërkesa në zbatim të kësaj Kontrate kur i Siguruari/Kontraktuesi është brenda afatit për përmbushjen e detyrimeve të tij kontraktuese ndaj Përfituesit sipas dispozitave te marrëveshjes në fuqi te nënshkruar ne mes tyre.

7. Gjatë afatit të vlefshmërisë së policës së sigurimit të Garancisë, për çdo pagesë të kryer nga i Siguruari/Kontraktuesi, në favor të Përfituesit, në emër të detyrimeve kontraktuese qe dalin në mes të Kontraktuesit dhe Përfituesit,automatikisht zvogëlohet detyrimi i të Siguruarit/ Kontraktuesit ndaj Përfituesit, për këtë arsye do të ulët edhe shuma e siguruar/garantuar nga Siguruesi/Garantuesi.

8. Siguruesi/Garantuesi do të paguajë në favor të Përfituesit, shumën e sigurimit të shënuar në policën e sigurimit, për jo më shumë se kjo shumë e cila ështëedhe limiti maksimal i marrjes se përgjegjësisë.

9. Me plotësimin e detyrimeve ndaj Përfituesit,atëherë Siguruesit/Garantuesit, i takon e drejta që t’i drejtohet te Siguruarit/Kontraktuesit, me të gjitha mjetet ligjore, për të bërë rimbursimin e shpenzimeve të kryera për plotësimin e detyrimeve ndaj Përfituesit dmth.cedimi itë drejtave nga Përfituesi te Siguruesi/ Garantuesi.

10. Siguruesi/Garantuesi nuk është përgjegjës ndaj Përfituesit për të paguar në favor të tij shumën sigurimit,për shkelje të detyrimeve kontraktuese të Përfituesit ndaj të Siguruarit/Kontraktuesit.

11. Polica e Garancisë mund të shoqërohet edhe me DEKLARATËN përkatëse të Sigurimit të Garancive të nënshkruar dhe të vulosur nga Siguruesi/Garantuesi sipas kërkesës së Përfituesit/Autoritetit kontraktues.

12. Polica e sigurimit të Garancisë nuk mund të kthehet nga i Siguruari/Kontraktuesi nëse ka filluar mbulesa siguruese, përveç nëse nuk është pranuar apo nëse është anuluar kërkesa për një mbulesë të tillë në mënyrë publike nga Përfituesi,por për ketë i Siguruari duhet të posedojë dëshmi.

13. Nëse vije deri të kthimi i Policës së Garancisë nga ana e të Siguruarit/Kontraktuesit për arsyet e cekura më lartë në pikën 12,atëherë Siguruesi/Garantuesi e ka tëdrejtën e zbritjes së shpenzimeve në masën prej 20% nga vlera e primit ne emër te shpenzimeve administrative.

14. Obligimi i Siguruesit/Garantuesit fillon nëse i Siguruari/Kontraktuesi, ka bërë shkelje të detyrimeve nga Kontrata, për të cilën gjë,Përfituesi duhet dëshmoj me dokumentacionin e domosdoshëm dhe të nevojshëm.

15. Hetimet rreth mospërmbushjes së detyrimeve qe dalin nga Kontrata në mes te të Siguruarit/Kontraktuesit dhe Përfituesit, duhet të bëhen nga ekspertët e profesioneve përkatëse,varësisht nga detyrimet e Kontratës.

16. Përfituesi duhet ta paraqesë kërkesën për dëmshpërblim ( kërkesën për ekzekutimin e garancisë ) të shoqëruar me të gjitha dokumentet e nevojshme dhe të domosdoshme të cilat dëshmojnë Kontratën e mbuluar me sigurim dhe provat e mundshme për shkeljen e Kontratës.

17. Shpenzimet për sigurimin e provave,si ekspertizatetj. që vërtetojnë mosplotësimin e detyrimeve nga Kontraktuesi bien mbi Përfituesin.

18. Kontestet eventuale nga relacionet juridike ne mes te palëve te përshkruara ne ketë dokument do te zgjidhen ne gjykatën kompetente.