-
Mail
-
Kontakt
-
Ankesat
ankesat@sigkos.com
ankesat@sigkos.com
1. Polica Kasko e pjesëshme do të mbulojë humbjet ose dëmet e shkaktuara drejpërdrejtë nga:
Zjarri dhe eksplodimi: që vijnë nga faktorë të jashëtm, të papritur dhe përfshijnë mjetin e siguruar, duke përjashtuar:
Rrufeja: mbi mjetin e siguruar motorik;
Vjedhja: do të konsiderohet veprimi i përvetësimit në mënyrë të fshehtë, nga një ose më shumë persona, i mjetit motorik të siguruar (vjedhja totale) ose i pjesëve apo pajisjeve të tij (vjedhje e pjesëshme), dhe
Tentim vjedhje: do të konsiderohet çdo veprim që ka synuar vjedhjen e mjetit motorik të siguruar ose pjesëve të tij , por që nuk ka arritur të kryhet veprimi, duke shkaktuar dëme ndaj mjetit motorik, duke përjashtuar:
d.Vjedhja e pajissjeve të tilla si autoradio, antenna, atuparlante, përveç vjedhjes totale të mjetit motorik të siguruar.
2. Polica Kasko e Plotë do të mbulojë humbjet ose dëmet e shkaktuara nga dhe/ose në:
Aksidenti, përplasja, përmbysja
Dëmtimi aksidental, përplasja dhe/ose përmbysja e mjetit tuaj motorik edhe kur jeni vetë-fajtorë për aksidentin, duke përjashtuar drejtimin e automjeit pa patent shofer, paaftësi për drejtim të mjetit motorik (p.sh. alkool, mjete tjera narkotike ose mbilodhje, si dhe dëmtime të natyrës teknike (p.sh. dëme në motor, frenat, kabllot elektrike, konsumimi i tepërt etj)
Dëmet në vendparkim:
Dëmtimi i mjetit tuaj motorik të parkuar ,në vende të parapara nga organet kompetnte, nga një mjet tjetër motorik të paidentifikuar si dhe dëmet qëllimkëqia nga persona të panjohur, duke përjashtuar dëmet që janë të lidhura ngushtë me ngjarje të luftës, demostrata dhe rrebelim civil
Thyerjen e xhamave:
Thyerje e xhamva do të kuptohet që nga plasaritja deri tek thërmimi i xhamave të përparëm, të pasëm, anësor, të tavaneve të lëvizshëm si dhe xhamave të fenerëve të shkaktuar nga goditja e një objekti të lëvizshëm, por duke përjashtuar: dëmet në çdo xham tjetër që nuk përfshihet në katalogun e prodhimit, por që është vendosur në mjetin motorik.
Përplasja me shtazë të egra:
Përplsajsa me shtazë të egra dhe ato shtëpiake si dhe dëmet në kabllim nga parazite të ndryshëm..
Dëmet nga katastrofa natyrore:
Siguruesi do të paguajë të gjitha dëmet në mjetin tuaj motorik shkaktuar nga:
Stuhia, breshëri, dëbora dhe orteku, përmbytja, rrëshqitja e bores dhe akullit nga kulmi, kur katastrofa natyrore është e njohur nga autoritetet përkatëse shtetërore.
Siguruesi do të paguajë gjithashtu edhe dëmet e shkaktuara në mjetin tuaj motorik nga rënja e objekteve të ndryshme, që ndodhin si pasojë e katastrofave natyrore. Siguruesi do të jetë gjithashtu përgjegjës për dëmet në mjetin tuaj motorik të shkaktuara nga përmbytja e garazisht si rezultat i çarjes së tubacioneve të ujrave edhe në rast se nuk ka ndodhur katastrofë natyrore, duke përjashtuar dëmet nga derdhja e ujit prej rubineteve të hapura, pëlcitja apo çarja e gypave të vjetër ose të koroduar, nga bllokimi e kanalizimit nga çfarëdo hedhurine, tërmeti dhe rrëshqitja e tokës si dhe dëmet gjatë kalimit të lumenjëve ose pellgjeve.
Ramja e fluturakeve ajrore dhe pjesëve të tyre:
Siguruesi do të paguajë të gjitha dëmet si pasojë e ramjes së drejtpërdrejtë të një fluturake ajrore si dhe pjesëve të sajë në mjetin motorik të siguruar.
Vjedhja, si në gjysëm kasko.
Zjrari, si në gjysëm kasko.
LËNDIMI I TË SIGURUARIT/ËS DHE 4 BASHKËUDHËTARËVE
Nëse i siguruari dhe/ose bashkëudhëtarët tjerë do të pësojnë lëndime trupore në lidhje të drejtpërdrejtë me mjetin motorik shkaktuar përmes dhunës së papritur dhe nga mjete të jashtme dhe të dukshme, kompania e sigurimeve “Sigkos” do ti paguaj të siguruarit ose përfaqësuesit të tij legjitim kompensimin të specifikuar më poshtë, me kusht që lëndimet e tillë të rezultojnë vetëm dhe pavarësisht nga çfarëdo lloj arsyeje tjetër brenda një muaji nga data e aksidentit:
ii.Humbja totale dhe e pashërueshme e shikimit në njërin ose në tëdysytë 2.000 Euro
iii. Humbje totale dhe ndarje fizike në ose mbi nyjën e dorës apo të këmbës 2.000 Euro
Pagesa do të bëhet për vetëm njërin nga përfituesit e cekur më lartë, për sa i përket secilit person të lënduar dhe për sa i përket çdo ngjarje, si dhe përgjegjësia totale e kompanisë së sigurimeve “Sigkos” në këtë seksion nuk do të tejkalojë shumën prej 2.000 Euro gjatë një periudhe të sigurimit. Kompania e Sigurimeve “Sigkos” nuk do të jetë përgjegjëse për sa i përket lëndimeve trupore ose vdekjes.
3. Aksidentet përsonale
Duke qenë se polica kasko nuk e mbulon shoferin dhe bashkëudhëtarët e tij nga rreziqet e aksidenteve personale në trafikun rrugorë, cilët mund të kenë si pasojë vkekjen dhe invaliditetin e pjesëshëm apo të përhershëm, Kompania e Sigurimeve “SIGKOS”, në kuadër të polices Kasko, ju ofron klientëve të vetë mbulesë për shoferin dhe 4 bashkëudhëtarët e tij:
1. Vdekja: për person = 5.000 €, kurse për një ngarje = 25.000€
2. Invaliditeti: për persona = 7.500, kurse për një ngjarje = 37.500 €
Pagesa do të bëhet për çdo njërin nga përfituesit e cekur më lartë, për sa i përket secilit person të lënduar dhe për sa i përket çdo ngjarje, si dhe përgjegjësia totale e kompanisë së sigurimeve “Sigkos” nuk do të tejkalojë shumën prej 25.000 Euro për vdekje dhe 37.500 Euro për invaliditet, gjatë një periudhe të sigurimit.
Kompania e Sigurimeve “Sigkos” nuk do të jetë përgjegjëse për sa i përket lëndimeve trupore ose vdekjes.
a. Si rezultat i vetëvrasjes ose tentim për vetëvrasje;
b. Si rezultat i alkoolit ose narkotikëve tjerë;
c. Nëse në momentin e lëndimit shoferi i mjetit motorik është nën 18 vjeçë dhe pa patentë shoferi
Lagjja Kalabria, Kompleksi Riera, Hyrja Z10, Magjistralja Prishtinë-Shkup
© Copyright 2023 – SIGKOS SH.A. | All right reserved