-
Mail
-
Kontakt
-
Ankesat
ankesat@sigkos.com
ankesat@sigkos.com
Objekti i sigurimit
Neni 1.
(1) Objekt sigurimi sipas këtyre Kushteve janë këto objekte në montim:
konstruksionet metalike me ose pa pajisje makinerike dhe elektrike ,
makinat, pajisjet makinerike dhe elektrike, instalimet dhe aparatet, si dhe bazamentet dhe themelet, në qoftë se vlera e tyre hyn në vlerën e objekteve në montim,
pajisjet e montimit dhe objektet ndihmëse, që përfshihen në vlerën parallogaritëse të objekteve në montim dhe shërbejnë për montim (skelat, ndërtesat, barakat ndihmëse, prej drurit ose të muruara për depo, punishte, mensa), përveç sendeve që janë mjete themelore dhe mjete qarkulluese të kryesit të punimeve, gjegjësisht të siguruarit,
pjesa e ndërtimtarisë që ndërtohet kryesisht për nevojat e objekteve në montim, ndërsa vlera e saj në tërësi përfshihet në shumën parallogaritëse të objekteve në montim.
(2) Në qoftë se kontraktohet në mënyrë të veçantë dhe në qoftë se llogaritet premia e veçantë, me sigurim mund të përfshihen:
objektet ekzistuese (lloji i këtyre objekteve është theksuar në pikat 1. dhe 2. të paragrafi (1) të këtij neni), në të cilën bëhen montimet, riparimet, remontet, sanimet e të ngjajshme,
materiali ndihmës dhe veglat në përdorim për të bërë montimin,
pajisjet e montimit dhe objektet ndihmëse që shërbejnë për montim dhe të cilat fare nuk janë ose nuk janë në tërësi të përfshira në vlerën parallogaritëse të objektit në montim,
mjetet e stacionuara (të ankoruara) të lundrimit, barkat, trapet, pantonet në ujë, sendet në to gjatë kohës së montimit në ujë ose të tjerët,
sendet e punëtorëve,
dokumentacioni afarist-teknik, përfshirë edhe librin e montimit (sigurimi në “vlerën e taksuar”),
bazamentet dhe themelet, në qoftë se nuk i përmban vlera e objektit në montim (paragrafi (1), pika e këtij neni) dhe
objektet e përfunduara në montim dhe punët në montim në afatin garantues.
(3) Sipas këtyre Kushteve objekt i sigurimit nuk mund të jenë:
mjetet e pastacionuara (të paankoruara) të lundrimit (barkat, trapet, pontonet, rimorkiatorët) dhe sendet në to, automjetet dhe rimorkiot në tokë, aparatet vetëlëvizëse, fluturaket ajrore,
sendet në transport jashtë vendit të montimit,
paratë dhe letrat me vlerë,
mjetet themelore dhe qarkulluese të kryesit të punimeve që nuk shërbejnë vetëm për montimin, pastaj inventari i zyrave, i mensave dhe i banesave të punëtorëve, veglat dhe materiali harxhues i mensave dhe i banesave të punëtorëve si dhe sendet e tjera që nuk i shërbejnë montimit të drejtpërdrejtë të objektit ose punimeve të siguruara.
(4) Nuk mund të sigurohen objektet në montim, në të cilat nuk është i inkuadruar numri i nevojshëm i fuqisë së kualifikuar profesionale të punëtorëve dhe nuk udhëheqin, mbikëqyrin ekspertët me kualifikimet e nevojshme profesionale.
(5) Sigurimi nuk mbulon dëmet në qoftë se ato paraqiten në funde të afatit të montimit si listë e të metave dhe dëmeve pa pasur mundësi të vërtetohet shkaku dhe koha kur kanë ndodhur ato.
Rreziqet e siguruara
Neni 2
( 1) Siguruesi është i detyruar të paguajë kompensimin në rast dëmi të shkaktuar me shkatërrimin, dëmtimin ose zhdukjen e gjërave të siguruara për shkak të këtyre rreziqeve themelore:
(2) Në qoftë se parashihet me kontratë në mënyrë të veçantë dhe llogaritet premia plotësuese, siguruesi është i detyruar të paguajë kompensimin edhe në rast dëmi prej një ose me shumë rreziqeve plotësuese varësisht nga fakti se si është paraparë me kontratë, si vijon:
Janë të siguruara vetëm rreziqet që janë shënuar në policë dhe për të cilat është llogaritur primi plotësues.
(3)Siguruesi është i obliguar që të bejë kompenzimin, në rastin e dëmeve në pajimet elektromakinerike të cilat janë montuar ose do të montohen në objektin e siguruar në ndërtim,të shkaktuara nga rreziqet e parapara me Kushtet e sigurimit të objekteve në montim.
(4)Siguruesi është në obligim të paguaj gjithashtu:
(5) Siguruesi nuk është i obliguar të kompensoi dëmet:
e shkaktuara drejtpërdrejt me krijimin e rastit të siguruar:humbja e fitimit,ditët e humbura,humbja për shkak të ndërprerjes së punës dhe humbje tjera të ngjajshme.
Vëllimi i rrezikut të zjarrit dhe goditjes së rrufesë
Neni 3
( 1 ) Zjarr, konsiderohet zjarri i krijuar jashtë vatrës së caktuar ose zjarri që e ka lënë këtë vend dhe është i aftë të zhvillohet më tutje me fuqinë vetjake.
( 2 ) Me sigurimin nga zjarri përfshihet edhe rreziku i vetëndezjes së rezervave, në qoftë se deponimi është bërë sipas dispozitave teknike të cilat janë në fuqi.
( 3 ) Nuk konsiderohet se ka shpërthyer zjarri dhe siguruesi nuk është i detyruar ta paguajë kompensimin në qoftë se gjësendi i siguruar është shkaktërruar ose dëmtuar:
(4 ) Me sigurimin nga rreziku i zjarrit, nuk përfshihen dëmet në tymtare, të krijuara në lidhje me kryerjen e funksionit të tyre.
(5) Sigurimi nga goditja e rrufesë, në kuptim të këtyre Kushteve mbulon dëmet që i shkakton në gjërat e siguruara rrufeja me veprimin e fuqisë ose të nxehtësisë si dhe dëmet nga goditja e objekteve të rrëzuara nga rrufeja.
Vëllimi i rrezikut të eksplodimit
Neni 4
(1) Eksplodim,konsiderohet shfaqja e papritur e fuqisë,e bazuar në tendencën e avullit ose të gazerave për shtrirje, eksplodimi i enëve nën shtypje (kazanave, gypave etj.) ekziston vetëm kur muret e enëve shkyhen aq shumë sa bëhet barazimi momental i shtypjes së brendshme dhe të jashtme.
Në qoftë se në brendinë e enës është krijuar eksplodimi për shkak të shkrirjeve kimike, dëmi që shkaktohet për këtë arsye në enë përfshihet me sigurim edhe atëhere kur muret e enës nuk janë të shkyera.
(2) Me sigurim nuk përfshihen dëmet:
Vëllimi i rrezikut nga stuhia
Neni 5
( 1 ) Stuhi, konsiderohet era e shpejtë 17,2 metra në sekondë, respektivisht 62 km në orë (e fortë 8 shkallë të Boforit ose me shumë).
Do të konsiderohet se ka fryrë era e kësaj shpejtësie në vendin ku gjendet sendi i siguruar, në qoftë se era i ka thyer degët dhe trunngjet ose e ka dëmtuar mirëmbajtjen e rregullt të objekteve ndërtimore. Në rast dyshimi, i siguruari duhet ta vërtetojë shpejtësinë e erës me raportin e shërbimit hidrometeorologjik.
( 2 ) Dëmet nga stuhia përfshihen me sigurim në qoftë se janë shkaktuar dëmtime mekanike të gjërave të siguruara:
( 3 ) Me sigurim nga stuhia nuk përfshihen dëmet:
Vëllimi i rrezikut të breshrit
Neni 6
( 1 ) Me sigurim përfshihen dëmet nga shkatërrimi, respektivisht dëmtimi i gjërave të siguruara që shkakton breshri me goditjen e vet. Përfshihen edhe dëmet nga deprtimi i breshrit dhe i shiut nëpër vrimat e krijuara nga rënia e breshrit.
Vëllimi i rrezikut të rënies së fluturakës ajrore
Neni 7
(1) Rënje e fluturakës ajrore,në kuptim të këtyre Kushteve,konsiderohet rënja e fluturakës në qoftë se nga goditja e drejtpërdrejtë e fluturakës apo nga pjesët e saj është dëmtuar apo shkatërruar sendi i siguruar.
(2) Konsiderohet se është krijuar rasti i siguruar nga rënia e fluturakës ajrore ,në qoftë se nga goditja e drejtpërdrejtë e fluturakës apo nga pjesët e saj është dëmtuar apo shkatërruar sendi i siguruar.
Vëllimi i rrezikut nga derdhja e ujit
Neni 8
( 1 ) Derdhje e ujit, konsiderohet:
( 2 ) Me sigurim nuk perfshihen dëmet
Vëllimi i rrezikut nga shembja e tokës
Neni 9
( 1 ) Shembje e tokës,konsiderohet rënia e materialit të dheut(toksor) mbi apo në gjërat e siguruara dhe me rastin e tillë janë dëmtuar apo mbuluar gjërat e siguruara.
Me sigurim janë përfshirë shpenzimet e mënjanimit të materialit të rrënuar me gjerësi deri 1 (një) metër nga objekti i siguruar.
( 2 ) Shembje e tokës, konsiderohet renja e paparashikuar e ngjarjes që mund të ndodh nga thyerja e mases së shkëmbit prej guri si dhe depërtimi i asaj mase në lokalet nenëtoksore që ka shkaktuar dëmin në gjërat e siguruara.
Me sigurim nuk janë mbuluar dëmet nga:
( 3 ) Me sigurim nuk janë të përfshira shpenzimet për sanimin e tokës dhe mbushjen deri në profilin e terrenit siç ka qenë me parë, respektivisht lokalet nëntokësore të cilat janë rrënuar ose u janë shembur muret.
Vëllimi i rrezikut nga ulja e tokës
Neni 10
( 1 ) Ulje e tokës, konsiderohet ulja vertikale e tokës nen objektin e siguruar ndërtimor, që shkaktohet si pasojë e aksidentit të paparaparë ndrrtimor ose ndikimit gjeologjik.
( 2 ) Nga sigurimi përjashtohen dëmet e shkaktuara nga ulja e tokës:
( 3 ) Me sigurim nuk përfshihen as shpenzimet për sanimin e tokës.
Vëllimi i rrezikut nga ngrica
Neni 11
( 1 ) Sigurimi nga ngrica, përfshinë dëmet e shkaktuara në gjerat e siguruara me veprimin e papritur të ngricës si dhe dëmet që do të shkaktoheshin nga ngrica në punët e ndishme në objektet ndertimore, në qoftë se janë marrë masat mbrojtëse përkatëse për punë në kushtet dimërore.
( 2 ) Sigurimi i rrezikut nga ngrica nuk i mbulon dëmet që do të shkaktoheshin nga ngricat në punët e ndishme ndërtimore, të cilat zhvillohen drejtpërdrejt para dhe gjatë kohës kur duhet të pritet ngrirja në vendet dhe kushtet e caktuara atmosferike në qoftë se nuk janë marrë masat mbrojtëse perkatëse në kryerjen e punëve në kushtet dimërore
Vëllimi i rrezikut nga akulli dhe pesha e borës
Neni 12
( 1 ) Sigurimi nga rreziku i akullit i përfshin dëmet e shkaktuara në objektin në ndërtim për shkak të goditjes apo shtypjes së akullit.
(2) sigurimi nga rreziku i borës mbulon dëmet të shkaktuara nga ndikimi mekanik apo nga pesha e sajë në objektin në ndërtim.
(3) Peshë e borës konsiderohet bora e cilat ka rënë me një rast dhe ka mberri peshën prej 150 kg për një m2 dhe ajo borë e cila bie prej 15. marsit deri 15.nëntor të vitit kalendarik. Me ketë rast i siguruari duhet të deshmojë peshën e borës nga Enti hidrometeorologjik.
( 4 ) Dëmet nga minimi i akullit dhe borës nuk janë përfshirë me sigurim.
( 5 ) Sigurimi nuk i mbulon dëmet:
Vëllimi i rrezikut të ortekëve të borës
Neni 13
(1) Ortek bore, në kuptimin e këtyre Kushteve, konsiderohet masa e borës në lëvizje që shkëputet nga anët e malit .
(2) Me sigurim përfshihen edhe dëmet e shkaktuara nga veprimi i presionit të ajrit të ortekut të borës.
Vëllimi i rrezikut nga shiu
Neni 14
( 1 ) Me sigurim është mbuluar dëmi i cili në objektin ndërtimor në ndertim bëhet me rrjedhjen dhe zënjen e shiut që ka rënë 1 ore në sasi jo më pak se 15 milimetra ose 15 litra në 1 m 2 .
Në rast dyshimi, i siguruari duhet ta vërtetojë sasinë e shiut me raportin e stacionit me të afërt hidrometorologjik.
( 2 ) Sigurimi nuk i mbulon dëmet:
Vëllimi i rrezikut të aksidentit në montim
Neni 15
(1) Me aksident në montim, kuptohet ngjarja e paparashikuar që nuk varet nga vullneti i kryesit të punimeve të montimit, e cila vepron shpejt dhe ka si pasojë shkatërrimin ose dëmtimin e sendeve të siguruara për shkak të:
(2) Aksidenti në montim konsiderohet i paparashikuar, në qoftë se kryesi i punimeve, duke pasur
parasysh dijen teknike dhe mundësinë e teknikës, nuk ka mundur e as ka qenë i detyruar ta
parashikojë.
(3) Nuk kompensohen shpenzimet për mënjanimin e vëtë shkaqeve të dëmit për shkak të gabimit në baza tekniko-matematikore, llogaritëse, konstruktim, gabimit në material, derdhjen dhe zbatimin e montimit.
(4) Në qoftë se del që llogaritja tekniko-matematikore, dhe konstrukcionet e caktuara dhe të bëra me rregull dhe/ ose materiali i zgjedhur i rregullt nuk u përgjigjen kërkeksave të punës, prandaj amortizohen para kohe, nuk do të kompensohet ky dëm, por do të kompensohet dëmi i tërthortë në sendet e tjera të siguruara nga shkatërrimi ose dëmtimi që do të shkaktohej nga kjo.
(5) Me ngarkesë provuese ose punë provuese, kuptohet vënia e makinës ose e stabilimentit në punë pas montimit për të kontrolluar teknikisht rregullsinë e montimit dhe të punës.
(6) Nuk do të konsiderohet se ka ndodhur aksidenti i paparashikuar i sigurimit në montim, në qoftë se objekti është bërë :
(7) Në qoftë se gjatë punimeve në montimin e objektit të siguruar ose pas përfundimit të punimeve, i siguruari informohet se është bërë ndonjë gabim i fshehur ose i dukshëm në baza tekniko-matematikore, llogaritjeje, konstruktim ose në material, që do të shkaktonte dëmtimin ose shkatërrimin e objektit, është i detyruar që me shpenzimet e veta ta bëjë sanimin ose t’i përtërijë pjesët e objektit, të cilat mund të dëmtohen. Në qoftë se i siguruari nuk e bën sanimin e nevojshëm ose përtëritjen në kuptimin e dispozitës së këtij paragrafi, ndërsa rreziku i siguruar realizohet si pasojë e atyre gabimeve, i siguruari humb të drejtën për kompensim nga sigurimi.
Vëllimi i rrezikut të pashkathtësisë, pakujdesisë ose qëllimit te keq të punëtorit ose ndonjë personi tjetër
Neni 16
Me sigurim përfshihen dëmet nga pashkathtësia, pakujdesia ose qëllimi i keq i punëtorit ose i ndonjë personi tjetër. Pashkathtësia, gjegjësisht pakujdesia realizohet vetëm nëse i siguruari me komision provon se ngjarja e dëmshme ka ndodhur nga veprimet jopërkatëse të ndonjë punëtori të veçantë ose të një grupi punëtorësh. Dëmet e shkaktuara me qëllim të keq i siguruari e ka për detyrë t’ ia paraqesë organit të punëve të brendshme.
Vellimi i rrezikut nga goditja e mjetit motorrik,rimorkios, makinës së punës rënies së gjërave të siguruara,goditjes apo rënies së ndonjë sendi në gjërat e siguruara.
Neni 17
(1) Me sigurim mbulohen dëmet nga goditja e mjetit motorrik,rimorkios, makinës së punës rënies së gjërave të siguruara,goditjes apo rënies së ndonjë sendi në gjërat e siguruara.
Vëlllimi i rrezikut të vjedhjes me thyerje
Neni 18
(1) Vëllimi i rrezikut të vjedhjes me thyerje dhe të vjedhjes së zakonshme përcaktohet sipas Kushteve për sigurimin nga rreziku i vjedhjes me thyerje dhe hajdutërisë, në qoftë se nuk janë në kundërshtim me këto kushte.
(2) Sigurimi mbulon edhe dëmet nga vjedhja me thyerje të pajisjeve të pamontuara të montimit dhe të materialit tjetër që është i destinuar për montim në objektin e siguruar të montimit.
(3) Sigurimi mbulon dëmet nga vjedhja e zakonshme në pajisjet dhe materialin që tanimë janë montuar në objektin në montim, të cilin vazhdimisht e ruan roja. Në qoftë se te dëmi vërtetohet se objekti nuk ka qenë i ruajtur, i siguruari e humb të drejtën e kompensimit nga sigurimi.
Vëllimi i rrezikut nga vërshimi dhe rrëkeja
Neni 19
(1) Vërshim konsiderohet vërshimi i papritur stihik i terrenit nga ujërat e përhershme (lumenjtë, liqenet, detet etj.) sepse uji derdhet nga shtrati ose humnerat, digat, nga prurja e jashtëzakonshme ose valët me fuqi të jashtëzakonshme në det dhe liqene, nga grumbullimi i madh i ujit në liqenet artificiale.
Vërshim konsiderohet edhe derdhja e papritur kur menjëherë krijohet një masë tepër e madhe e ujit që është pasojë e rrebeshit.
(2) Rrëke konsiderohet mbulimi i papritur i terrenit me një masë uji që krijohet në terrenet e pjerrëta për shkak të reshjeve atmosferike dhe derdhet në rrugë e rrugica.
(3) Me sigurim përfshihen vetëm dëmet e shkaktuara në sendet e siguruara gjatë kohës sa zgjatin vërshimi ose rreketë dhe menjëherë pas tërheqjes së ujit.
(4) Me sigurim nuk përfshihen:
Neni 20
(1) Me nivel të lartë të ujit, kuptohet dukuria e rritjes së jashtëzakonshme të nivelit të ujit dhe në kohë të papritur.
(2) Detyrimi i siguruesit për dëmet nga niveli i lartë i ujit fillon me rritjen e nivelit të ujit mbi kuotat që më parë të përcaktuara të nivelit të ujit ose të prurjeve të matura në vendin e montimit sipas treguesit të nivelit të ujit, i cili gjendet i vendosur më së afërmi.
(3) Te lidhja e sigurimit në kuptimin e paragrafit (2) të këtij neni më së pari duhet që në vendin e montimit të përcaktohet se prej çfarë lartësie të ujit fillon detyrimi i siguruesit. Ky kufi shënohet në polisën e sigurimit.
Vëllimi i rrezikut nga uji nëntokësor
Neni 21
(1) Ujë nëntokësor, konsiderohet depërtimi i papritur i ujit në themelet e ndërtimit, gjegjësisht në objektin në montim.
(2)Obligimi i siguruesit për dëmet nga uji nëntokësor pushon:
Vëllimi i rrezikut nga rrëshqitja e tokës
Neni 22
(1) Rrëshqitje të tokës,konsiderohen lëvizjet e papritura të sipërfaqes së tokës në terrene të pjerrëta me manifestime të qarta të thyerjeve në sipërfaqen e tokës dhe të shembjeve që ndodhin në objektet ndërtimore në një periodë të shkurter kohore me shfaqjen e deformimeve të mëdha dhe plasaritjeve të gjera.
(2) Me sigurim nga rrëshqitja e tokës nuk janë përfshirë dëmet që shkaktohen në rastin e rrëshqitjes së tokës në qoftë se më parë nuk janë marrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse, të cilat janë të njohura për teknikën ndërtimore ose janë zhvilluar në pajtim me projektin dhe kushtet e terrenit.
(3)
Me sigurim nuk janë përfshirë shpenzimet për sanimin e tokës.
Vëllimi i rrezikut nga përgjegjësia nga veprimtaria e kryesit të punimeve të montimit
Neni 23
(1) Vëllimi i rrezikut nga përgjegjësia e kryesit të punimeve të montimit përcaktohet sipas Kushteve për sigurimin e përgjegjësisë, në qoftë se nuk janë në kundërshtim me këto Kushte.
(2) Në qoftë se është e siguruar vetëm një pjesë e objektit që montohet ose vetëm të disa punë të montimit dhe të zejtarisë, sigurimi nga përgjegjësia nuk mbulon dëmet në pjeset e tjera të atij objekti në montim ose në punimet e tjera të montimit dhe të zejtarisë, të cilat nuk janë të siguruara, gjegjësisht janë të siguruara me polisë tjetër.
(3)Me sigurim nga përgjegjësia nuk mbulohen dëmet në objektin ekzistues, në të cilin bëhen punimet (riparimet, vazhdimi i ndërtimit, rikonstruksionet etj).
(4) Siguruesi ka detyrime te sigurimi nga përgjegjësia e kryuesit të punimeve të montimit deri në shumën e sigurimit për një ngjarje, që është e shenuar në polisë të sigurimit,
(5) Në qoftë se në kuptimin e paragrafit (2) të këtij neni është marrë vesh që sigurimi nga përgjegjësia të mbulojë edhe dëmet në pjeset e objektit ose punimet që nuk janë siguruar, gjegjësisht janë siguruar me polisë tjeter, i siguruari merr pjesë në çdo dëm me 1 % të shumës së sigurimit (franshizës), që është shënuar në polisë.
Vëllimi i rrezikut të përgjegjësisë së konraktuar të kryesit të punimeve në afat të garantuar
Neni 24
(1) Sigurimi mbulon dëmet në objektin tanimë të përfunduar në kohën e mirëmbajtjes së tij, gjegjësisht të garancisë që rrjedhin nga:
(2)Lartësia e kompensimit nga sigurimi, në rastin e dëmtimit ose të shkatërrimit të objektit të siguruar përcaktohet sipas çmimeve reale të materialit dhe të punimeve në kohën kur ndodh rasti i siguruar, në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe.
Vlera e gjërave të siguruar
Neni 25
(1) Vlera e sendit të siguruar është çmimi real i punimeve dhe i materialit në çdo kohë, në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe.
Çmimi real nuk mund të jetë më i madh se ai që është kontraktuar, gjegjësisht vlen edhe koha kur ka ndodhur rasti i siguruar, ndërmjet kryesit të punimeve dhe investuesit.
(2) Për punimet, që gjatë kohës së montimit kontraktohen me vonë ndërmjet investuesit dhe kryesit të punimeve (punimet plotësuese dhe të mëvonshme) vlera e siguruar përcaktohet sipas paragrafit (1) të këtij neni, në qoftë se vlera e tyre i kalon 10 % të vlerës nga kontrata për sigurim. Në qoftë se vlera e kalon kufirin prej 10 % duhet të lidhet kontrata plotësuese.
(3) Vlera e sendit të siguruar nga pika 2, 3, 4, 5 të paragrafit (2) të nenit 1 të këtyre kushteve është çmimi blerës i sendeve të reja në kohën kur ndodh rasti i siguruar, i zvogëluar me vlerën e llogaritur të përdorimit,gjegjësisht amortizimit,përveç nëse është kontraktuar ndryshe.
Lidhja e kontratës për sigurim
Neni 26
Sigurimin e montimit mund ta lidhë investuesi ose kryesi i punimeve, gjegjësisht secili veç e veç atë pjesë për të cilen ka interes pronësor ose detyrimin e kontraktuar që ta bëjë sigurimin nga rreziqet përkatëse të parashikuara me kontratë.
Vendi i sigurimit
Neni 27
Vendi i sigurimit është territori ku bëhet montimi me depot shërbyese në atë vend, të cilat shërbejnë kryesisht për ta montuar objektin e siguruar, në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe.
Përcaktimi i kompensimit nga sigurimi
Neni 28
Lartësia e kompensimit nga sigurimi në rastin e dëmtimit ose shkatërrimit të gjërave të siguruara përcaktohet sipas vlerës së tyre të siguruar në kohën kur ndodh rasti i siguruar (në kuptimin e nenit 25 të këtyre Kushteve), zvogëluar me vlerën e asaj që ka mbetur.
Pjesët që kanë mbetur nga sendet e dëmtuara ose të shkatërruara i mbeten të siguruarit dhe llogariten sipas vlerës në kohën kur ka ndodhur rasti i siguruar, pra sipas gjendjes në të cilën kanë qenë menjëherë pas rastit të siguruar.
Për punimet dhe materialin, të cilat nuk janë parashikuar me projektin kryesor, por janë të domosdoshëm, te riparimi i dëmit pranohen shpenzimet reale në kohën kur ka ndodhur rasti i siguruar, por më së shumti sipas çmimeve të punës dhe të materialit nga kontrata për montim, të cilat janë të përcaktuara në atë kontratë për punimet dhe materiale e ngjashme.
Nuk kompensohen shpenzimet me të mëdha të riparimit për punimet që nuk kanë qenë parashikuar me projektin kryesor si: shpenzimet e mëdha për shkak të ndryshimeve në mënyrën e zhvillimit të punimeve ose për shkak të përmirësimeve që bëhen, për shkak të zgjerimit ose përsosjes në krahasim me gjendjen para se të ndodhte rasti i siguruar dhe për shkak të përforcimeve të nevojshme lidhur me ndryshimin e elementeve statistikore, por as atëherë kur këto shpenzime janë shkatërruar sepse ka ndodhur rasti i siguruar.
Me sigurim përfshihen vetëm dëmet, të cilat në momentin e rastit të siguruar ndodhin në vetë objektin ose në kufijtë e projektit të parashikuar dhe të lejuar të atij objekti të siguruar, Dëmet që ndodhin jashtë kufijve të objektit të projektuar kështu nuk hyjnë në detyrimet e siguruesit, në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe.
(6) Siguruesi është i detyruar ta paguajë:
Kompensimin në rastin e dëmit nga shkatërrimi ose dëmtimi i sendit të sigruar që ndodh kur shuhet zjarri, rrënimi ose nxjerrja, dhënia e ndihmës së parë ose shpëtimi për shkak se ka ndodhur rasti i siguruar.
Kompensimi në rast dëmi për shkak të humbjes së sendit të siguruar kur ndodh rasti i siguruar.
(7) Nga sigurimi përjashtohen dëmet që manifestohen në zvogëlimin e estetikës.
(8) Siguruesi nuk është i detyruar të kompensojë:
(9) Duke e lidhur kontratën për sigurimin e objektit në montim investuesi dhe kryesi i punimeve nuk lirohen nga detyrimet reciproke që kanë njëri ndaj tjetrit në bazë të kontratës për montim dhe në bazë të udhëzimeve teknike, masave, çmimeve të punimeve dhe dispozitave të tjera që janë pjesë përbërëse të kontratës së tyre reciprike për montimin.
(10) Në qoftë se objekti në montim është siguruar në shumë fikse të sigurimit,dëmi të siguruarit i
kompensohet në përpjesëtimin ndërmjet shumës së sigurimit dhe vleres reale të të njëjtit objekt, në qoftë se është i përfunduar në kohën kur ndodh rasti i siguruar,
(11) Në qoftë se sendet janë siguruar në “rrezik të parë” nga rreziqet, realizimi i të cilëve shkakton dëmin, kompensimi do të paguhet në lartësinë e dëmit që ka ndodhur në kohën kur ndodh rasti i siguruar, e më së shumti deri në shumën e kontraktuar të sigurimit në “rrezikun e parë”.
Dispozitat për nënsigurimin në këtë rast nuk do të zbatohen.
Nëse gjatë afatit të sigurimit të objektit të siguruar në montim, ndodh një apo më shumë raste të siguruara dhe kompensimi i tyre zbraz shumën e sigurimit në “rrezik të parë”, atëherë sigurimi i tillë përfundon së ekzistuari.
Kompensimi i shpenzimeve
Neni 29
Në emër të shpenzimeve për pastrimin dhe rrënimin lidhur me rastin e siguruar siguruesi, nëse nuk është kontraktuar ndryshe, i kompenson shpenzimet e domosdoshme për pastrimin dhe rregullimin e asaj që ka mbetur nga sendi i siguruar, por më së shumti 1 % të vlerës së sendit të siguruar të goditur nga dëmi. Në shpenzimet e rrënimit hyjnë shpenzimet që kontraktuesi i sigurimit ka pasur pasi ka ndodhur rasti i siguruar për t’ i rrënuar pjesët e tjera të dëmtuara dhe të papërdorshme dhe transportimit të tyre deri në vendin me të afërt ku lejohet shkarkimi.
Siguruesi është i detyruar t’ i kompensojë shpenzimet, humbjet si dhe dëmet e tjera të shkaktuara nga tentimi i arsyeshëm që të mënjanohet rreziku i drejtpërdrejtë për të ndodhur rasti i siguruar, si
dhe tentimi që të kufizohen pasojat e tij të dëmshme edhe atëherë kur këto përpjekje nuk kanë pasur sukses. Në qoftë se i siguruari nuk e plotëson obligimin e vet për të parandaluar rastin e siguruar ose obligimin e shpëtimit e për këtë ka justifikim, detyrimi i siguruesit zvogëlohet për aq sa ka ndodhur një dëm më i madh për shkak të mosplotësimit.
Kompensimi i tërësishëm në emër të shpenzimeve nga paragrafet (1) dhe (2) të këtij neni dhe në emër të kompensimit nga sigurimi (neni 28) nuk mund ta tejkalojë shumën e sigurimit, gjegjësisht vlerën e sendit të siguruar, të goditur nga dëmi.
Shpenzimet e nevojshme për mënjanimin dhe zvogëlimin e dëmit, të bëra në emër të siguruesit, kompensohen edhe atëherë kur bashkë me kompensimin nga sigurimi (neni 28) nuk e tejkalojnë shumën e sigurimit.
Siguruesi nuk është i detyruar t’ i kompensojë shpenzimet e shkaktuara duke mënjanuar shkaqet e dëmit, as shpenzimet e intervenimit të shoqatës së zjarrëfikësve ose të organizatave të tjera, të cilat sipas karakterit të veprimtarisë, kanë për detyrë të japin ndihmë falas kur ndodh rasti i siguruar.
Pjesëmarrja në dëm (franshiza)
Neni 30
Në çdo rast të siguruar që realizohet kompensimi i dëmit të llogaritur zvogëlohet për franshizën për të cilën është marrëveshja në mes të siguruesit dhe të siguruarit dhe është e shënuar në polisë, në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe.
Fillimi dhe mbarimi i detyrimit të siguruesit
Neni 31
Detyrimi i siguruesit fillon nga momenti kur gjërat e siguruara shkarkohen në vendin e montimit, por jo më pare se ç’ është parashikuar në Kushtet e përgjithshme për sigurimin e pasurisë.
Sigurimi mbaron me mbarimin e orës 24 të ditës së shënuar në polisë si ditë e mbarimit të afatit të sigurimit. Sigurimi mund të zgjatet por premitë për periudhën e zgjatur të sigurimit llogariten në pajtim me dispozitat për sigurimin e objekteve në montim.
Ngarkesa provuese ose puna provuese sipas këtyre Kushteve konsiderohen si pjesë e montimit dhe zgjatin më së shumti 1 muaj, ndërsa në qoftë se zgjatin më tepër, llogaritet premia plotësuese në pajtim me tariffën e premive në fuqi.
Llogaritja e premise së sigurimit
Neni 32
Në qoftë se kontraktohet sigurimi në vlerë reale, premia në fillim të sigurimit së pari llogaritet sipas normës së përcaktuar të premisë nga vlera parallogaritëse e objekteve nga kontrata për montim në kohën e lidhjes së kontratës për sigurim. Pas kësaj premia llogaritet çdo muaj nga 67% të normës së përcaktuar të premisë nga diferenca e vlerës së objektit, që përcaktohet në bazë të rivalorizimit mujor të kësaj vlere.
Rivalorizimi bëhet duke e zbatuar koeficientin për ndryshimin e vlerave të tregut të veglave të punës, të cilat i publikon Shoqata e Organizatave Siguruese të Kosovës.
Në qoftë se kontraktohet sigurimi në vlerë tjetër, premia llogaritet nga kjo vlerë sipas normës së përcakuar të premisë, ndërsa mënyra e llogaritjes së premisë vërtetohet në polisë
Në qoftë se kontraktohet sigurimi në shumë fikse të sigurimit, premia llogaritet nga kjo shumë sipas normës së përcaktuar të premisë.
Kufizimet e detyrimeve në bazë të sigurimeve të tjera
Neni 33
Në qoftë se i siguruari ka lidhur edhe sigurime të tjera për sendet e siguruara sipas këtyre Kushteve, në rast se ndodh dëmi, kompensimi do të paguhet në bazë të atyre sigurimeve të tjera. Nga baza e sigurimit të objekteve në montim kompensimi do të paguhet vetëm atëherë nëse mbulesa sipas atyre sigurimeve të tjera nuk ka qenë e mjaftueshme, pra deri në shumën e pjesës së pambuluar të dëmit.
Vlera e kushteve të përgjithshme për sigurimin e pasurisë
Neni 34
Në qoftë se nuk janë në kundërshtim me këto Kushte, në sigurimet e lidhura sipas këtyre Kushteve zbatohen edhe Kushtet e përgjithshme për sigurimin e pasurisë.
Neni 35
Këto kushte hyjnë në fuqi në ditën e miratimit e do të zbatohen nga data 26.03.2004.
Lagjja Kalabria, Kompleksi Riera, Hyrja Z10, Magjistralja Prishtinë-Shkup
© Copyright 2023 – SIGKOS SH.A. | All right reserved