Sigurimi i parave në kasafortë (CIS) dhe transit (CIT)

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Kushtet e përgjithshme të kontratës për sigurimin e Parave në Kasafortë dhe në Transport, këtu e në vijim do të quhen “ Kushtet e Sigurimit”.

Kompania e Sigurimeve “Sigkos” sh.a.,Prishtinë, këtu e në vijim do të quhet “Siguruesi”.

Personi fizik ose juridik, interesi pasuror i të cilit do të mbulohet sipas këtyre Kushteve të Sigurimit, këtu e në vijim do të quhet “I Siguruari” .

Kontrata për Sigurimin e Parave në Kasafortë dhe në Transit, e lidhur midis Siguruesit dhe të Siguruarit, këtu e në vijim do të quhet shkurtimisht “Polica e Sigurimit”.

 

SESIONI 1-SIGURIMI I PARAVE NË KASAFORTË (CIS)

OBJEKTI I SIGURIMIT

Mbulohen në sigurim kartëmonedhat në formën e valutave të ndryshme, deri në kufirin e përmendur në Policën e Sigurimit. Pasuria e siguruar mund të jetë në pronësi të të Siguruarit ose e mbajtur nga I Siguruari në çdo formë që e bën të Siguruarin përgjegjës për humbjen e saj.

PËRFSHIRJA GJEOGRAFIKE

Mbulesa e sigurimit përfshinë zyrën qendrore,degët,sportelet dhe makinat për tërheqjen e parave(ATM),në territorin e Kosovës.

RREZIQET E SIGURIMIT

Siguruesi dëmshpërblehen të Siguruarin për humbje ose dëmtimin e pasurisë si rrjedhojë e vjedhjes përmes hyrjes dhe/ose daljes me dhunë dhe/ose forcërisht nga njësia e siguruar. Pasuria mbulohet në sigurim ndërsa ndodhet në kasafortë dhe/ose në sportel/arkë.

PËRJASHTIMET

Sigurimi i parave në kasafortë (CIS) nuk mbulon dëmet që shkaktohen drejtpërdrejt apo indirekt prej:

  • zhdukjeve misterioze;
  • mashtrimit dhe jo besueshmërisë së punonjësve.

Ky sigurim nuk mbulon dëmet ose humbjet e shkaktuara drejtpërdrejtë apo indirekt, ndodhur në sajë të apo si pasoj e luftës, pushtimi, invazionit, veprimeve të armiqve të huaj, veprimeve luftarake ( pavarësisht nëse është shpallur luftë ose jo), luftës civile, rebelimeve, revolucionit, kryengritjeve, fuqive ushtarake apo pushtuese, konfiskimeve ose shtetëzimeve ose rekuizimeve ose shkatërrimeve të pasurisë nga apo në bazë të urdhrave të çdo qeverie ose autoriteti publik ose lokal.

Ky sigurim nuk do të mbulojë dëmtim/ humbje, përgjegjësi apo shpenzimet e shkaktuara drejtpërdrejt ose indirekt nga ose që rrjedhin prej;

  • rrezatimit jonizues ose ndotjes radioaktive nga lëndë bërthamore ose nga shpërthimi i lëndëve bërthamore;
  • lëndëve radioaktive, helmuese, shpërthyese ose ëndë të tjera të rrezikshme apo ndotëse të instalimeve bërthamore, reaktorëve bërthamorë apo njësive të tjera bërthamore ose elementeve bërthamore;
  • çdo armë lufte që shfrytëzon zbërthimin dhe/ose bashkimin bërthamor apo të ngjashme me to.

TARIFA E PRIMIT TË SIGURIMIT

Tarifat do të caktohen në bazë të shumës së sigurimit, masave mbrojtëse dhe kushteve të transportit. Tarifa do të caktohet veçanërisht për çdo Policë Sigurimi.


PRIMI I SIGURIMIT

Primi i sigurimit llogaritet duke shumëzuar tarifën e primit të sigurimit me shumën e siguruar.

Primi i sigurimit mund të paguhet tërësisht ose me këste, sipas këtyre rregullave:

  • kur periudha e sigurimit është nën 1 vit, si rregull, primi i sigurimit do të paguhet njëherësh;
  • kur periudha e sigurimit është 1 vit, si rregull, primi i sigurimit do të paguhet me dy këste.

Në rastin e pagesës së primit të sigurimit me dy këste, data e pagesës së këstit të dytë do të jetë jo më vonë se katër muaj nga data e pagesës së këstit të parë.

Pagesa e primit ose kësteve të tij, bëhet në llogarinë e Siguruesit apo në arkën e degës së siguruesit që lëshon Policën e Sigurimit.

Pagesa do të quhet e kryer në momentin e kalimit të shumës së caktuar në llogarinë bankare të Siguruesit ose arkën e tij.

Primi i sigurimit paguhet me monedhën e përcaktuar në Policën e Sigurimit.

PJESA E ZBRITSHME

Në rastet e ndodhjes së ngjarjes së sigurimit, do të zbatohet pjesë e zbritshme. Masa e pjesës së zbritshme do të përcaktohet në Policën e Sigurimit, por nuk mund të kaloj 25%( përqind)të shumës së siguruar.

Siguruesi nuk përgjigjet për pjesën e zbritshme të përcaktuar në Policën e Sigurimit që do të përballohet nga i Siguruari për çdo ngjarje.


POLICA E SIGURIMIT

Polica e sigurimit lidhet në bazë të kërkesës me shkrim te të siguruarit. Siguruesi lëshon Policën e Sigurimit dhe përcakton primin e sigurimit në bazë të njoftimeve dhe deklarimeve të bëra nga i Siguruari.

Kërkesat dhe njoftimet e deklarimet e tjera të të Siguruarit i bashkëngjiten Policës së Sigurimit.

I Siguruari, më nënshkrimin e Policës së Sigurimit, është përgjegjës për saktësinë dhe vërtetësinë e njoftimeve dhe deklarimeve të bëra prej tij.

Siguruesi ka të drejtë të verifikojë vërtetësinë e njoftimeve e deklarimeve të të Siguruarit e të kryej inspektime për saktësimin e të dhënave.

Polica e Sigurimit mund të përfundojë në çdo kohë nga i Siguruari duke i drejtuar kërkesë me shkrim Siguruesit. Në këtë rast Siguruesi ka të drejtë të mbajë ose do të marrë pjesën e primit në përpjesëtim me dëmshpërblimin e paguar dhe kohëzgjatjen e Policës së Sigurimit.

Polica e Sigurimit mund të zgjidhet nga Siguruesi duke lajmëruar 30 ditë më parë me shkrim të Siguruarin. Në këtë rast, Siguruesi do të mbajë ose do të marrë pjesën e primit në përpjesëtim me kohëzgjatjen e Policës së Sigurimit.

Polica e Sigurimit mbetet në fuqi për një afat 15 ditor dhe pas ditës së fillimit të detyrimit për pagimin e këstit të dytë të primit të sigurimit.

Mospagimi i këstit të dytë të primit të sigurimit sjell pasojat e mëposhtme:

  • i jep të drejtë Siguruesit që të zgjidhë Policën e Sigurimit;
  • ligjëron dëmshpërblimin e reduktuar në masën 50 përqind për humbjen dhe dëmtimet e vërtetuara përpara përfundimit të afatit të mbulimit në sigurim sipas këstit të parë të primit të sigurimit;
  • detyron kthimin nga i Siguruari në masën 50 % të dëmshpërblimeve të përfituara.

Kushtet e përcaktuara në Policën e Sigurimit nuk mund të ndryshohen, përveçse me shtojcë që është pjesë e Policës nënshkruar nga punonjësi i Siguruesit. Duke pranuar Policën e Sigurimit i Siguruari pranon se Polica përfshin të gjitha marrëveshjet ekzistuese ndërmjet të Siguruarit dhe Siguruesit ose Agjencive të tij në lidhje me këtë mbulim në sigurim.

PERIUDHA E SIGURIMIT

Periudha e Sigurimit, si rregull, është 1 vit, përveç rasteve kur në Policën e Sigurimit përcaktohet ndryshe, por jo më pak se tre muaj.

Sigurimi fillon nga ora 24 e ditës së përcaktuar në Policën e Sigurimit, me kusht që të jetë paguar më parë primi i sigurimit ose kësti i tij i parë.

DETYRIMET

I Siguruari detyrohet:

  • të zbatojë masat e rregullat e sigurimit të përcaktuara në mënyrë specifike në Policën e Sigurimit dhe të tregoj përkujdesjen e duhur për parandalimin e dëmit;
  • të regjistrojë pasurinë e siguruar sipas depozitave ligjore në fuqi dhe në mënyrë të tillë që Siguruesi të mund të përcaktojë me saktësi shumën e siguruar dhe masën e humbjes.

NGJARJA E SIGURIMIT

Është kusht parësor për përgjegjësinë e Siguruesit që çdo ngjarje që të mund të jetë shkak për kërkesë dëmshpërblimi, i Siguruari menjëherë duhet:

  • të informojë organet përkatëse të rendit (policisë) dhe t’u japë atyre të gjithë ndihmën e nevojshme për identifikimin dhe kapjen e personit(nave) përgjegjës dhe gjetjen e pasurisë së vjedhur;
  • të njoftojë me shkrim Siguruesin;
  • t’i japë Siguruesit të gjithë informacionin dhe ndihmën e kërkuar.

Në rast se i Siguruari deklaron kërkesë për dëmshpërblim duke e ditur se është e pavërtetë ose mashtruese, për sa i përket shumave ose çdo elementi tjetër, mbulimi në sigurim pushon së ekzistuari dhe të gjitha kërkesat për dëmshpërblim anulohen.

EKSPERTIMI

Siguruesi brenda 10 ditëve nga njoftimi i të Siguruarit duhet të fillojë ekspertimin e dëmit të ndodhur.

Në rast kur i siguruari nuk pranon pjesërisht apo plotësisht akt-ekspertimin e siguruesit, e njofton atë me shkrim brenda 3 ditëve nga marrja e këtij akti.

Lidhur me mosmarrëveshjen, të dyja palët caktojnë një ekspert tjetër ose një grup ekspertësh të përbërë nga përfaqësues të tyre ose të tretë. Eksperti ose grupi i ekspertëve të lartpërmendur nuk kanë të drejtë të ri-ekspertojnë apo vazhdojnë ri-ekspertimin e filluar kur vërtetohen dëmtime të tjera të pasurisë së siguruar. Në këto kushte, procedura e eksperimentimit do të rifillonte sipas nenit më sipër.

Ekspertët duhet:

  • të verifikojnë dhe të sqarojnë rrethanat e ngjarjes;
  • të verifikojnë saktësinë e deklaratave apo përshkrimeve që rezultojnë nga aktet kontraktore dhe të përcaktojnë nëse në momentin e dëmit ekzistonin rrethana që kishin ndryshuar rrezikun dhe nuk ishin komunikuar;
  • të verifikoj nëse i Siguruari ka plotësuar detyrimet e tij;
  • të kryej vlerësimin e dëmit, konform Kushteve të sigurimit dhe Policës së Sigurimit.

KËRKESA PËR DËMSHPËRBLIM

I Siguruari, për marrjen e dëmshpërblimit, i paraqet Siguruesit kërkesë me shkrim sipas formularit të furnizuar nga Siguruesi.

Siguruesi paguan dëmshpërblim pasi që ka marrë akt-ekspertim përfundimtar dhe vetëm në qoftëse i paraqitet kërkesa me shkrim nga i Siguruari.

DËMSHPËRBLIMI

Siguruesi paguan ose refuzon pagimin brenda 30 ditëve nga jo e marrjes së kërkesës për dëmshpërblim. Fillimi i afatit pezullohet për aq kohë sa dëmshpërblimi nuk mund të paguhet ose përcaktohet për shkak të të metave që ka i Siguruari.

Siguruesi mund të shtyj pagesën e dëmshpërblimit:

  • për aq kohë sa ekzistojnë dyshimet mbi të drejtën e të Siguruarit për të marr pagesën;
  • në qoftëse është filluar çështja penale lidhur me ngjarjen e sigurimit ndaj të siguruarit ose njërit prej punonjësve të tij deri në përfundimin e një procedure të tillë.

Siguruesi përgjigjet për dëmet që vërtetohen gjatë periudhës së mbulimit në sigurim, por shuma e përgjithshme e dëmshpërblimeve nuk mund të jetë më e lartë se shuma e siguruar (limitet e përgjegjësisë së siguruesit) të treguar në Policën e Sigurimit.

Ky dëmshpërblim nuk do të dëmshpërblej dëme për të cilat i Siguruari përfiton dëmshpërblimin nën kontrata të tjera. Bën përjashtim pjesa e dëmit që tejkalon shumën që do të ishte mbuluar nën kontratat e tjera në rastin kur Polica e përcaktuar nga këto Kushte Sigurimi të mos ishte në fuqi.

Në rast pagese dëmi sipas kësaj Police, Siguruesi do të ketë të drejtë të përfitoj të drejtën e të Siguruarit për të kërkuar kthimin e te drejtave pasurore ose çdo të drejtë tjetër legale ndaj çdo personi ose organizate. I Siguruari do të veprojë me të gjitha mënyrat e duhura për të siguruar këto të drejta. I Siguruari nuk do të bëjë asnjë veprim për të paragjykuar këto të drejta që i kalojnë Siguruesit.

SHKRIRJA OSE NDRYSHMI I PRONËSISË OSE KONTROLLIT TË VEPRIMTARISË EKONOMIKE

Polica e Sigurimit e lëshuar në bazë të këtyre Kushteve të Sigurimit, do të pushoj menjëherë çdo lloj mbulimi në sigurim në rast të likuidimit ( vullnetar ose të detyrueshëm) te të Siguruarit, ose futjes në marrëveshje të tilla.

I Siguruari do të lajmërojë menjëherë Siguruesin për:

  • çdo bashkim ose shkrirje me veprimtari të tjera ekonomike ose çdo blerje, dhënie, transferim, një peng apo shitje të pasurive apo aksioneve që shkaktojnë ndryshime në pronësinë ose kontrollin, financiar ose tjetër, të veprimtarisë ekonomike.
  • Heqjen e kontrollit të Siguruarit ( me vendim të çdo qeverie apo autoriteti kompetent) mbi atë veprimtari ekonomike.

Kusht për vazhdimin e mbulimit në sigurim është që i Siguruari t’i japë menjëherë siguruesit informacionin që Siguruesi do të kërkojë dhe i Siguruari të paguaj primin shtesë që mund të kërkojë Siguruesi si rrjedhojë e këtij ndryshimi.

SEKSIONI 2 – SIGURIMI I PARAVE NË TRANSIT(CIT)


OBJEKTI I SIGURIMIT

Mbulohen në sigurim kartëmonedhat në formën e valutave të ndryshme, deri në kufirin e përmendur në Policën e Sigurimit

Pasuria e siguruar mund të jetë në pronësi te të Siguruarit ose e mbajtur nga i Siguruari në çdo formë që e bën të

Siguruarin përgjegjës për humbjen e saj.


PËRFSHIRJA GJEOGRAFIKE

Mbulesa e sigurimit përfshinë sigurimin e parave në transit nga degët,sportelet dhe makinat për tërheqjen e parave(ATM) deri në zyrën qendrore dhe anasjelltas,në territorin e Kosovës.

RREZIQET E SIGURIMIT

Siguruesi dëmshpërblen të Siguruarin për humbjen ose dëmtimin e pasurisë së siguruar gjatë udhëtimit nën ruajtjen e punonjësve ose nën ruajtjen e shoqërisë transportuese apo siguruese, me qëllim transportimin në emër te të Siguruarit.

Mbulimi në sigurim sipas këtyre Kushteve të Përgjithshme do të fillojë nga momenti kur punonjësi ose shoqëria transportuese apo siguruese merr në dorëzim pasurinë në emër te të siguruarit dhe do të përfundojë menjëherë me dorëzimin në destinacion nga punonjësit ose shoqëria transportuese apo siguruese.

PËRJASHTIMET

Ky sigurim do të mbulojë humbje apo dëmtim të pasurisë vetëm nëse shuma e kësaj humbje apo dëmtimi tejkalon shumën që i Siguruari përfiton sipas:

  • kontratës së të Siguruarit me shoqërinë transportuese apo siguruese;
  • mbulimit në sigurim të kësaj shoqërie transportuese apo siguruese ndaj klientëve të saj;
  • çdo lloj tjetër mbulimi në sigurim dhe dëmshpërblimi në fuqi në çdo lloj forme të kryer nga apo në përfitim të klientëve të kësaj shoqërie transportuese apo siguruese, dhe në këtë rast ky sigurim do të mbulojë vetëm pjesën e shumës që tejkalon kufijtë e sipërpërmendur.

Sigurimi i Parave në Transit nuk mbulon dëmet që shkaktohen drejtpërdrejt apo indirekt prej:

  • zhdukjeve misterioze;
  • mashtrimit dhe jobesueshmërisë së punonjësve;
  • luftës, pushimit, invazionit, veprimeve dhe armiqve të huaj, veprimeve luftarake (pavarësisht nëse është shpallur luftë ose jo), luftës civile, rebelimeve, revolucionit, kryengritjeve, fuqive ushtarake apo pushtuese, konflikteve ose shtetëzimeve ose rekuizimeve ose shkatërrimeve të pasurisë nga apo në bazë të urdhrave të çdo qeverie ose autoriteti publik ose lokal;
  • luftës, pushimit, invazionit, veprimeve dhe armiqve të huaj, veprimeve luftarake (pavarësisht nëse është shpallur luftë ose jo), luftës civile, rebelimeve ose shkatërrimeve të pasurisë nga apo në bazë të urdhrave të çdo qeverie ose autoriteti publik ose lokal;
  • rrezatimit jonizues ose ndotjes radioaktive nga lëndë bërthamore ose nga shpërthimi i lëndëve bërthamore;
  • lëndëve radioaktive, helmuese, shpërthyese ose lëndë të tjera të rrezikshme apo ndotëse të instalimeve bërthamore, reaktorëve bërthamore apo njësive bërthamore ose elementeve bërthamorë;
  • çdo armë lufte që shfrytëzon zbërthimin dhe/ose bashkimin bërthamor apo të ngjashëm me to.

TARIFA E PRIMIT TË SIGURIMIT

Tarifa do të caktohet në bazë të shumës së sigurimit, masave mbrojtëse dhe kushteve të transportit. Tarifa do të caktohet veçanërisht për çdo Policë Sigurimi.


PRIMI I SIGURIMIT

Primi i sigurimit llogaritet duke shumëzuar tarifën e primit të sigurimit me shumën e siguruar.

Primi i sigurimit mund të paguhet tërësisht ose më këste, sipas këtyre rregullave:
kur periudha e sigurimit është nën 1 vit, si rregull, primi i sigurimit do të paguhet njëherësh;
kur periudha e sigurimit është 1 vit, si rregull, primi i sigurimit do të paguhet me dy këste.

Rregullimi përfundimtar i masës së primit do të bëhet me përfundimin e periudhës së sigurimit ose në periudha tremujore në formën dhe mënyrat e caktuara në Policën e Sigurimit.

Pagesa e primit ose klientëve të tij, bëhet pranë degës ose agjencisë së Siguruesit ku është lëshuar Polica e Sigurimit. Pagesa do të quhet e kryer në momentin e kalimit të shumës së caktuar në llogarinë bankare të Siguruesit ose direkt në arkën e tij.

Primi i sigurimit paguhet me monedhën e përcaktuar në Policën e Sigurimit.

PJESA E ZBRITËSHME

Në rastet e ndodhjes së ngjarjes së sigurimit, do të zbatohet pjesë e zbritshme. Masa e pjesës së zbritshme do të përcaktohet në Policën e Sigurimit, por nuk mund të kalojë 25%( përqind) të shumës së siguruar.

Siguruesi nuk përgjigjet për pjesën e zbritshme të përcaktuar në Policën e Sigurimit. Pjesa e zbritshme zbatohet për çdo rast dëmi.

POLICA E SIGURIMIT

Polica e sigurimit lidhet në bazë të kërkesës,e shkrim te të siguruarit. Siguruesi lëshon Policën e Sigurimit dhe përcakton primin e sigurimit në bazë të njoftimeve dhe deklarimeve të bëra nga Siguruari. Kërkesat dhe njoftimet e deklarimet e tjera të të Siguruarit i bashkëngjitën Policës së Sigurimit.

I Siguruari, me nënshkrimin e Policës së Sigurimit, është përgjegjës për saktësinë dhe vërtetësinë e njoftimeve dhe deklarimeve të bëra prej tij.

Siguruesi ka të drejtë të verifikojë vërtetësinë e njoftimeve e deklarimeve të të Siguruarit e të kryejë inspektime për saktësim të dhënash.

Polica e Sigurimit mund të përfundoj në çdo kohë nga i Siguruari duke i drejtuar kërkesë me shkrim Siguruesit. Në këtë rast Siguruesi ka të drejtë të mbajë ose të marrë pjesën e primit në përpjesëtim me kohëzgjatjen e Policës së Sigurimit.

Polica e Sigurimit mund të zgjidhet nga Siguruesi duke lajmëruar 30 ditë më parë me shkrim të Siguruarin. Në këtë rast, Siguruesi do të mbajë ose do të marrë pjesën e primit në përpjesëtim me dëmshpërblimin e paguar dhe kohëzgjatjen e Policës së Sigurimit.

Polica e Sigurimit mbetet në fuqi për një afat 15 ditor dhe pas ditës së fillimit të detyrimit për pagimin e këstit të dytë të primit të sigurimit.

Mospagimi i këstit të dytë të primit të sigurimit sjell pasojat e mëposhtme:

  • Siguruesi ka të drejt të zgjidhë Policën e Sigurimit;
  • dëmshpërblimin e reduktuar në masën 50 % për humbjen dhe dëmtimet e vërtetuara përpara përfundimit të afatit të mbulimit në sigurim sipas këstit të parë të primit të sigurimit;
  • kthimi nga i Siguruari në masën 50 % të dëmshpërblimeve të paguara ( të cilat janë paguar në masën 100% duke supozuar se i siguruari do ta paguaj edhe këstin e fundit të primit).

Kushtet e përcaktuara në Policën e Sigurimit nuk mund të ndryshohen, përveçse me shtojcë që është pjesë e Policës nënshkruar nga punonjësi i Siguruesit.

Duke pranuar Policën e Sigurimit i Siguruari pranon se Polica përfshin të gjitha marrëveshjet ekzistuese ndërmjet të Siguruarit dhe Siguruesit ose Agjencive të tij në lidhje me këtë mbulim në sigurim.

PERIUDHA E SIGURIMIT

Periudha e Sigurimit, si rregull, është 1 vit, përveç rasteve kur në Policën e Sigurimit përcaktohet ndryshe, por jo më pak se tre muaj.

Sigurimi fillon nga ora 24 e ditës së përcaktuar në Policën e Sigurimit, me kusht që të jetë paguar më parë primi i sigurimit ose kësti i tij i parë.

DETYRIMET

I Siguruari detyrohet:

  • të zbatojë masat e rregullat e sigurimit të përcaktuara në mënyrë specifike në Policën e Sigurimit dhe të tregojë përkujdesjen e duhur për parandalimin e dëmit;
  • të regjistrojë pasurinë e siguruar sipas dispozitave ligjore në fuqi dhe në mënyrë të tillë që Siguruesi mund të përcaktojë me saktësi shumën e siguruar dhe masën e humbjes.

NGJARJA E SIGURIMIT

Është kusht parësor për përgjegjësinë e Siguruesit që për çdo ngjarje që të mund të jetë shkak për kërkesë dëmshpërblimi, i Siguruari menjëherë duhet:

  • të informojë organet përkatëse të rendit dhe t’u jap atyre të gjithë ndihmën e nevojshme për identifikimin dhe kapjen e personit(nave) përgjegjës dhe gjetjen e pasurisë së vjedhur;
  • të njoftojë me shkrim Siguruesin;
  • t’i japë Siguruesit të gjithë informacionin dhe ndihmën e kërkuar.

Në rast se i Siguruari deklaron kërkesë për dëmshpërblim duke e ditur së është e pavërtetë ose mashtruese, për sa i përket shumave ose çdo elementi tjetër, mbulimi në sigurim pushon së ekzistuari dhe të gjitha kërkesat për dëmshpërblim anulohen.

EKSPERTIMI

Siguruesi brenda 10 ditëve nga njoftimi i të Siguruarit duhet të fillojë ekspertimin e dëmit të ndodhur.

Në rast kur i siguruari nuk pranon pjesërisht apo plotësisht akt-ekspertimin e Siguruesit, e njofton atë me shkrim brenda 3 ditëve nga marrja e këtij akti. Lidhur me mosmarrëveshjen, të dyja palët caktojnë një ekspert tjetër ose një grup ekspertësh të përbërë nga përfaqësues të tyre ose të tretë. Eksperti ose grupi i ekspertëve të lartpërmendur nuk kanë të drejtë të riekspertojnë apo vazhdojnë ri- ekspertimin e filluar kur vërtetohen dëmtime të tjera të pasurisë së siguruar. Në këto kushte, procedura e eksperimentimit do të rifillonte sipas nenit më sipër.

Ekspertët duhet:

  • të verifikojnë dhe sqarojnë rrethanat e ngjarjes;
  • të verifikojnë saktësinë e deklaratave apo përshkrimeve që rezultojnë nga aktet kontraktore dhe të përcaktojnë në se në momentin e dëmtimit ekzistonin rrethana që kishin ndryshuar rrezikun dhe nuk ishin komunikuar;
  • të verifikojë nëse i Siguruari ka plotësuar detyrimet e tij;
  • të kryej vlerësimin e dëmit, konform Kushteve të Sigurimit dhe Policës së sigurimit.

KËRKESA PËR DËMSHPËRBLIM

I Siguruari, për marrjen e dëmshpërblimit, i paraqet Siguruesit kërkesën me shkrim sipas formularit të furnizuar nga Siguruesi.

Siguruesi paguan dëmshpërblim pasi ka marrë akt-ekspertim përfundimtar dhe vetëm në qoftëse i paraqitet kërkesa me shkrim nga i Siguruari.

DËMSHPËRBLIMI

Siguruesi paguan ose refuzon pagimin brenda 30 ditëve nga ajo e marrjes së kërkesës për dëmshpërblim. Fillimi i afatit pezullohet për aq kohë sa dëmshpërblimi nuk mund të paguhet ose përcaktohet për shkak te të metave që ka i Siguruari.

Siguruesi mund të shtyjë pagesën e dëmshpërblimit:

  • për aq kohë sa ekzistojnë dyshimet mbi të drejtën e të Siguruarit për të marrë pagesën;
  • në qoftëse është filluar çështja penale lidhur me ngjarjen e sigurimit ndaj të Siguruarit ose njërit prej punonjësve të tij deri në përfundimin e një procedure të tillë.

Siguruesi përgjigjet për dëmet që vërtetohen gjatë periudhës së mbulimit në sigurim, por shuma e përgjithshme e dëmshpërblimeve nuk mund të jetë më e lartë se shuma e siguruar (limitet e përgjegjësisë së siguruesit) të treguar në Policën e Sigurimit.

Ky seksion nuk do të dëmshpërblejë dëme për të cilat i Siguruari përfiton dëmshpërblimin nën kontrata të tjera.

Bën përjashtim pjesa e dëmit që tejkalon shumën që do të ishte mbuluar nën kontratat e tjera në rastin kur Polica e përcaktuar nga këto Kushte Sigurimi të mos ishte në fuqi.

Në rast pagese dëmi sipas kësaj Police, Siguruesi do të ketë të drejtë të përfitoj të drejtën e të Siguruarit për të kërkuar kthimin e të drejtave pasurore ose çdo të drejtë tjetër legale ndaj çdo personi ose organizate. I Siguruari do të veprojë me të gjitha mënyrat e duhura për të siguruar këto të drejta.

I Siguruari nuk do të bëj asnjë veprim për të paragjykuar këto të drejta.

SHKRIRJA OSE NDRYSHMI I PRONËSISË OSE KONTROLLIT TË VEPRIMTARISË EKONOMIKE

Polica e Sigurimit e lëshuar në bazë të këtyre Kushteve të Sigurimit, do të pushoj menjëherë çdo lloj mbulimi në sigurim në rast të likuidimit ( vullnetar ose të detyrueshëm) te të Siguruarit, ose futjes në marrëveshje të tilla.

I Siguruari do të lajmërojë menjëherë Siguruesin për:

  • çdo bashkim ose shkrirje me veprimtari të tjera ekonomike ose çdo blerje, dhënie, transferim, një peng apo shitje të pasurive apo aksioneve që shkaktojnë ndryshime në pronësinë ose kontrollin, financiar ose tjetër, të veprimtarisë ekonomike.
  • Heqjen e kontrollit të Siguruarit ( me vendim të çdo qeverie apo autoriteti kompetent) mbi atë veprimtari ekonomike.

Kusht për vazhdimin e mbulimit në sigurim është që i Siguruari t’i japë menjëherë siguruesit informacionin që Siguruesi do të kërkojë dhe i Siguruari të paguaj primin shtesë që mund të kërkojë Siguruesi si rrjedhojë e këtij ndryshimi.

ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE ( për te dy seksionet)

Për çdo mosmarrëveshje që nuk zgjidhet me mirëkuptim, palët do t’i drejtohen Gjykatës Kompetente ku është lëshuar Polica e Sigurimit.