Sigurimi i Mjeteve Motorike

I.  KUSHTET E PËRGJITSHME TË SIGURIMITNGA AUTOPËRGJEGJËSIA (TPL)

 

Si mbajtës (pronarë) i një mjeti motorik (auto veturë, kamion, motor ose mjete tjera motorike) ose rimorkio jeni të obliguar ligjërisht (sigurim i detyrueshëm i auto-përgjegjësisë) – Rregulli 3 mbi ndryshimin e rregullit për sigurimin e detyrueshëm të auto-përgjegjësisë , Autoriteti Bankar dhe i Pagesave BPK) që të kontraktoni sigurimin e detyrueshëm të auto-përgjegjësisë, me qëllim që, nëse me fajin tuaj shkaktoni ndonjë dëm, si detyrues për kompensimin e dëmit të mos e paguani vetë këtë dëm të shkaktuar. Në rast të ndonjë dëmi jo-material mund të rrezikohet edhe ekzistenca juaj  ekonomike. Në anën tjetër me këtë Rregull është siguruar që viktima e aksidentit në trafik të kompensohet, bile edhe kur shkaktari i dëmit nuk është i njohur NN, ka ikur nga vendi i ngjarjes, nuk ka pasur të

kontraktuar sigurim të vlefshëm etj. (Fondi i Garancisë)

Sigurimi i detyrueshëm i auto-përgjegjësisë ju mbron juve si mbajtës, pronar, shofer etj.  nga pretendimet (kërkesat) për kompensim nga ana e palëve të dëmtuara në bazë të shumës së sigurimit – kufizimi i mbulesës siguruese (Neni 6 i kësaj rregullore)

? Kush duhet siguruar?

a) Pronarët apo shfrytëzuesit regjistruar të automjeteve, të cilëve u referohet dispozitat e kësaj kontrate në lidhje me sigurimin e detyrueshëm, janë të obliguar të kontraktojnë, respektivisht të posedojnë sigurimin e detyrueshëm me kompanitë e licencuara të sigurimit në Kosovë.

b) Sigurimi i auto-përgjegjësisë është i detyrueshëm për pronarët dhe shfrytëzuesit e automjeteve të destinuara për transportin e personave dhe mallrave, rimorkiove, automjeteve të punës dhe traktorëve, të cilët sipas dispozitave për regjistrimin e automjeteve duhet të marrin licencën (lejen e qarkullimit) për trafik. Ky sigurim nuk është i detyruar për KFOR-in, kurse mjetet motorike me targa regjistrimi UN, EU, OSCE dhe CD (diplomatike) janë të pranuara si të mbuluara me sigurimin TPL dhe duhet të posedojnë dëshminë e policës së vlefshme të sigurimit.

c) Sigurimi i auto-përgjegjësisë kontraktohet për periudhën kohore minimale të mbulesës një (1) vit. Sigurimi i auto-përgjegjësisë duhet të kontraktohet para se automjeti të hyjë në trafik dhe duhet të ripërtërihet për kohën derisa automjeti të shfrytëzohet. Në rast të bartjes së pronësisë së automjetit, kontrata mbi sigurimin e detyrueshëm të auto-përgjegjësisë mund të jetë për një periudhë më të shkurtë se një (1) vit, në mënyrë që të përputhet me datën e skadimit të regjistrimit të automjetit.

d) Në rast të likuidimit të një kompanie të sigurimit të licencuar për sigurimin e detyrueshëm të auto-përgjegjësisë, pronarët apo shfrytëzuesit e regjistruar tëautomjeteve të siguruara, të cilëve u referohet paragrafi i parë i këtij neni, duhet që zëvendësimin e sigurimit të detyrueshëm të auto-përgjegjësisë ta kontraktojnë me kompani të tjera të sigurimit brenda tetë (8) ditësh nga dita kur mbyllja e kompanisë së sigurimit që ka lëshuar sigurimin e detyrueshëm të auto-përgjegjësisë është shpallur në media.

e) Kompania e sigurimit e licencuar dhe e angazhuar në sigurimin e detyrueshëm të auto-përgjegjësisë nuk mund të refuzojë kërkesën për sigurim, respektivisht është e detyruar ta kontraktojë sigurimin e detyrueshëm të auto-përgjegjësisë sipas kushteve dhe të premive të shpallura të sigurimit.

f) Nëse kompania e sigurimit konstaton se pronari nuk i përmbush detyrimet nga kontrata e sigurimit, e kjo cenon vlefshmërinë e kontratës dhe të vetë sigurimit, është e detyruar që lidhur me këtë ta informojë organin e kontrollit të trafikut për t,ia hequr targat e regjistrimit pronarit të automjetit.

? Objekti i sigurimit

a) Pronari apo shfrytëzuesi i regjistruar i automjetit dhe rimorkios është i detyruar të kontraktojë sigurimin e detyrueshëm të auto-përgjegjësisë nga detyrimet për dëmet e shkaktuara palëve të treta që si pasojë kanë vdekjen, lëndimin trupor, dëmtimin e shëndetit apo dëmtimin ose shkatërrimin e pronës në lidhje me shfrytëzimin e automjetit motorik.

b) Sigurimi i detyrueshëm i ato-përgjegjësisë gjithashtu duhet të përfshijë detyrimet për dëmet e shkaktuara nga rimorkio e lidhur për automjet apo kur ajo shkëputet gjatë përdorimit ose derisa ende është në lëvizje.

c) Dëmi i shkaktuar nga përdorimi i automjetit, nënkupton edhe dëmet e shkaktuara ndaj palës së tretë nga objektet që bien nga automjeti apo rimorkio.

d) Me sigurimin e detyrueshëm të auto-përgjegjësisë nuk mbulohet dëmi i shkaktuar në mallin e transportuar nga automjeti i siguruar, përveç sendeve që shërbejnë për përdorim personal të udhëtarëve.

e) Sigurimi i detyrueshëm i auto-përgjegjësisë nuk e mbulon dëmin apo detyrimin që është rezultat i veprimeve të natyrës, pasojave të drejtpërdrejta të çrregullimeve, detyrimeve nga baza e përgjegjësisë kontraktues, efekteve të rrezatimit si dhe ngjarje të tjera të ngjashme.

f) Sigurimi i detyrueshëm i auto-përgjegjësisë mbulon mbajtësin e policës së automjetit dhe çdo person tjetër i cili me lejen e mbajtësit të policës vepron dhe shfrytëzon automjetin ose ka qenë i autorizuar prej tij për të vepruar dhe shfrytëzuar automjetin. g) Sigurimi i detyrueshëm i auto-përgjegjësisë mbulon vetëm territorin e Kosovës.

? Bartja e Pronësisë

Kur bartet pronësia e automjetit të siguruar tek pronari i ri, polica ekzistuese e sigurimit nuk do të ketë efekt që nga bartja ligjore e pronësisë dhe anulimit të regjistrimit. Mbajtësi i policës së anuluar mund të kërkojë nga siguruesi kthimin pjesës proporcionale të premisë të paftuar nëse nuk ka pasur zhdëmtim të paguar.

? Dëshmia e sigurimit

a) Me rastin e përdorimit të automjetit në trafik, shoferi është i detyruar të ketë policën e sigurimit të auto-përgjegjësisë apo ndonjë dëshmi tjetër për të provuar sigurimin (“stiker” – Karta identifikuese e sigurimit”) dhe t,ia prezantojë ato policisë së trafikut apo personave të tjerë të autorizuar nga policia.

b) Në rast aksidenti, shoferi është i detyruar të prezantojë të dhëna personale si dhe informatat relevante në lidhje me sigurimin e detyrueshëm të auto-përgjegjësisë të të gjithë pjesëmarrësve në aksidentin e trafikut – të cilët eventualisht do të kenë të drejtë kompensimi të dëmit nga aksidenti në bazë të sigurimit të detyrueshëm të auto-përgjegjësisë.

? Kush është “personi i tretë”

Personat në vijim nuk kanë të drejtë zhdëmtimi në bazë të sigurimit të detyrueshëm të auto-përgjegjësisë, d.m.th. nuk e kanë statusin e “personit të tretë”

a) Shoferi përgjegjës për dëmin;
b) Personi që përvetëson automjetin në mënyrë kundërligjore dhe dëmtohet duke përdorur automjetin e konfiskuar në mënyrë të paligjshme; c) Pronari, bashkëpronari dhe shfrytëzuesit e tjerë të regjistruar të automjetit, në rast se bëhen dëme në pasurinë e tyre.

? Shumat e sigurimeve – kufizimi i mbulesës siguruese

Detyrimet e një kompanie të sigurimit që rrjedhin nga sigurimi i detyrueshëm i auto-përgjegjësisë janë të limituara me shumën minimale të detyruar të sigurimit, e cila është në fuqi në ditën kur ndodh rasti i siguruar, në qoftë se nuk është përcaktuar ndonjë shumë më e lartë e mbulesës siguruese në kontratë të sigurimit. asdads

? Dëmet ndaj palëve të treta

Palët e treta të dëmtuara kanë të drejtë t,ia paraqesin kërkesën për zhdëmtim drejtpërdrejt kompanisë së sigurimit. Nëse i dëmtuari ia parashtron kërkesën për zhdëmtim kompanisë së sigurimit, siguruesi si përgjigje për një kërkesë të tillë nuk mund të bëjë kundërshtime, që do të mund të bënte ndaj të siguruarit në bazë të ligjit, kontratës dhe kushteve të policës së sigurimit të detyrueshëm të auto përgjegjësisë e që i referohen shkeljes dhe mos përmbushjes së detyrimeve sipas ligjit apo kontratës që kanë për pasojë humbjen e mbulesës siguruese. Kompania e sigurimit e cila e ka paguar zhdëmtimin pa qenë e detyruar ta paguajë atë në bazë të kontratës së sigurimit dhe të kushteve të sigurimit të detyrueshëm të auto- përgjegjësisë, e subrogon të dëmtuarin në relacion me të siguruarin apo çdo person tjetër përgjegjës për dëmin në shumën e zhdëmtuar, kamatën dhe shpenzimet.

II.KUSHTET E PËRGJITSHME TË SIGURIMITNGA AUTOPËRGJEGJËSIA (TPL KOSOVA PLUS) NË BAZË TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT (MOU)

 

Me 01 shtator 2002 me Byronë Shqiptare të Sigurimeve, respektivisht me 24 janar 2004 me Byronë Kombëtare të Sigurimeve të Maqedonisë  është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit për njohjen reciproke të policave valide të sigurimit të auto-përgjegjësisë dhe/ose Kartonit të Gjelbër ndërkombëtar valid, si dhe për trajtimin, pagesën dhe kompensimin e dëmeve si pasojë e aksidenteve të shkaktuara nga automjetet e siguruara në Kosovë, IRJM dhe Shqipëri.

? Definicionet

“Anëtari sigurues” nënkupton kompaninë e licencuar të sigurimit, e cila është anëtare e Byrosë Shqiptare të Sigurimit (AIB), Byrosë Kombëtare të Sigurimit të Maqedonisë (NIB) ose Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (IAK), dhe të cilat kanë siguruar automjetin e cili ka shkaktuar aksidentin në fjalë, me anë të policës së sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë apo Kartonit të Gjelbër.

“Byroja e pagesave” është byroja, qoftë AIB, NIB apo IAK, që është përgjegjëse për kompensimin e dëmeve, të paguara nga Byroja për Trajtim, në pajtim me procedurat e këtij Memorandumi, që më pastaj do ti kompensohet nga Anëtari sigurues.

“IAK” do të thotë Shoqata e Sigurimit të Kosovës.

“Byroja për trajtime” është pala, qoftë AIB, NIB apo anëtarët e saj të autorizuar, apo CSO e cila trajton dhe kompenson dëmet sipas dispozitave të këtij Memorandumi dhe e cila kërkon kompensim nga anëtari sigurues apo nëpërmes Byrosë së Pagesave, në bazë të kushteve të këtij MOU.

“CSO” është Organizata për Trajtimin e Dëmeve, e cila mbikëqyr vlerësimin e dëmeve në Kosovë dhe e cila mbikëqyret nga BPK.

“Marrëveshje e Uniformuar” është Marrëveshja Uniforme e pranuar nga Këshilli i Byrosë në asamblenë e Përgjithshme, në Kasablankë më 30 dhe 31 maj, 1996, me disa ndryshime të kohëpaskohshme.

“Fondi Garantues” është fondi i themeluar ligjërisht, dhe i administruar nga IAK në Kosovë, respektivisht nga AIB në Shqipëri dhe NIB në Maqedoni.

1. Njohja reciproke e përgjegjësisë siguruese të automjeteve motorike

2. Shfrytëzuesit e automjeteve motorike të regjistruara në Kosovë, të cilët posedojnë policën valide të sigurimit TPL Kosova Plus, mund të hyjnë lirisht dhe të udhëtojnë në IRJM, kurse në Shqipëri mund të hyjnë dhe udhëtojnë vetëm me policën valide vendore.

3. Shfrytëzuesit e automjeteve motorike të regjistruara në IRJM, të cilat posedojnë Kartonin e Gjelbër ndërkombëtar të lëshuar nga Autoriteti NIB, mund të hyjnë lirisht dhe të udhëtojnë në për Kosovë. Kurse përdoruesit e automjeteve të regjistruara në Republikën e Shqipërisë, të cilët janë në posedim të policës së sigurimit vendorë të detyrueshëm të auto-përgjegjësisë (TPL), mund lirshëm të hyjnë dhe të udhëtojnë nëpër Kosovë.

4.Secila palë duhet ti japë palës tjetër, listën ku përfshihem emrat e të gjithë Anëtarëve Sigurues, në ditën e nënshkrimit të këtij MOU.

IIITRAJTIMI  DHE PAGESA E KËRKESAVE PËR ZHDËMTIM

  1. Secila palë do të trajtojë dhe të paguaj kërkesat për zhdëmtim që i janë adresuar nga pala tjetër apo drejtpërdrejtë nga paraqitësi i kërkesës, brenda autorizimeve të MOU, në pajtim me nenin IV të kësaj MOU, dhe në baza të njëjta siç trajton edhe paguan kërkesat për zhdëmtim të paraqitura nga personat e siguruar brenda juridiksionit përkatës të tyre.
  2. Me këtë MOU përfshihet raportimi, trajtimi dhe pagesa e kërkesave për zhdëmtim në rast të lëndimeve personale si dhe për humbje apo dëmtim të pasurisë:
    1. Që kanë ndodhur si pasojë e ndonjë aksidenti në IRJM-RSH, të shkaktuar nga automjetet e regjistruara dhe të siguruara në Kosovë, të cilat posedojnë policën e sigurimit të detyruar, ose
    2. Që kanë ndodhur si pasojë e ndonjë aksidenti në Kosovë, të shkaktuar nga automjetet e regjistruara dhe të siguruara në IRJM (Kartoni i Gjelbër) – RSH (Polica vendore TPL).

-IV- KUSHTET E VEÇANTA TË SIGURIMIT NGA AUTOPËRGJEGJËSIA (TPL)

Kompania e Sigurimeve “SIGKOS” , në kuadër të sigurimit të detyrueshëm të auto-përgjegjësisë, ju ofron klientëve të vetë edhe shërbimin MBROJTJE JURIDIKE NË KËTO RASTE

  1. kur në emër të tyre është i regjistruar një mjet motorik;

ose

  1. kur në emër tyre janë të regjistruara më shumë mjete motorike;

dhe

  1. kur mjeti/et motorik/e nuk janë të regjistruara në emër të tyre, por ata janë shfrytëzues të mjetit motorik, p.sh. vetura zyrtare

Mbrojtja Juridke

Kur ju mborimë ne juridikisht ?